Aktualitet

Nga përshtatja e ambienteve për baste sportive tek armëmbajtja pa leje, shpallet në kërkim një person dhe procedohen 5 të tjerë në Fier

Katër persona janë proceduar në gjendje të lirë pasi janë kapur duke vënë baste sportive si dhe janë sekuestruar 3 makineta dhe 3 telefona celularë.

22 Mars 2024, 11:31 Nga S.B
Nga përshtatja e ambienteve për baste sportive tek armëmbajtja pa
foto nga ngjarja

FIER- Procedohen në gjendje të lirë pesë persona dhe shpallet në kërkim një tjetër në qytetin e Fierit. Mësohet se janë zbuluar dy lokale në të cilat viheshin baste sportive ku njëri prej pronarëve është shpallur në kërkim. Katër persona janë proceduar në gjendje të lirë pasi janë kapur duke vënë baste sportive si dhe janë sekuestruar 3 makineta dhe 3 telefona celularë.

Një 17-vjeçar është kapur në flagrancë pasi posedonte një pistoletë të cilën e mbantë në mjetin e tij që e drejtonte pa leje. Si pasojë është sekuestruar arma dhe 13 fishekë. Me rastet e mësipërme do të merret Prokuroria e Fierit.

Nga përshtatja e ambienteve për baste sportive tek armëmbajtja pa
arma e sekuestruar

Njoftimi i policisë:

Zbulohen 2 lokale ku viheshin baste sportive, si dhe goditet një rast i armëmbajtjes pa leje.

Shpallet në kërkim njëri prej pronarëve të lokaleve, procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas.

Sekuestrohen 3 makineta, 3 celularë dhe 1 armë zjarri pistoletë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, nga kontrollet e vazhdueshme në ambiente të ndryshme, të kryera me qëllim goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë konstatuar se në 2 lokale, në lagjen "Apollonia" dhe lagjen "Liri", Fier viheshin baste sportive.

Në përfundim të veprimeve procedurale për këto raste, u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit në lagjen “Liri”, shtetasi F. K., 64 vjeç, u shpall në kërkim pronari i lokalit tjetër, shtetasi S. M., 33 vjeç. Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë, pasi u kapën teksa vinin baste sportive në këto lokale, shtetasit Xh. K., 29 vjeç, F. A., 19 vjeç, M. Ç., 25 vjeç.

Punohet për kapjen e 33-vjeçarit.

Po këta specialistë kapën në flagrancë një shtetas 17 vjeç, banues në Fier, i cili lëvizte në qytet, me armë zjarri pistoletë, me municion, të cilën e mbante në automjetin që drejtonte pa leje. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë dhe 13 fishekë. Veprimet procedurale me të miturin vijojnë të kryhen në prani të psikologut, mbrojtësit ligjor, dhe prindit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

fier baste sportive armembajte pa leje

Sondazh

Poll