Politike

Sterilizimi/ "Ndryshimi i masës së sigurisë", Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e ish-zv.ministrit dhe biznesmenit

Të dy ata kundërshtojnë vendimet që nuk kanë pranuar zëvendësimin e masës “arrest në burg” në një masë më të butë sigurie.

22 Mars 2024, 12:24 Nga M.B

 

Sterilizimi/ "Ndryshimi i masës së sigurisë", Gjykata e
Gjykata e Lartë

TIRANA- Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe nga biznesmeni Ilir Rrapaj. Ish-zv.ministri Rjepaj dhe biznesmeni Rrapaj, të cilët ndodhen në burg për koncesionin e Sterilizimit, kanë bërë më parë rekurs në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e masës së sigurisë. Të dy ata kundërshtojnë vendimet që nuk kanë pranuar zëvendësimin e masës “arrest në burg” në një masë më të butë sigurie.

Ilir Beqaj është zyrtari më i lartë nën akuzë për shkeljet e konstatuara me kontratën e partneritetit publik-privat të sterilizimit, pas arrestimit në gusht të këtij viti të biznesmenit Ilir Rrapaj dhe zëvendësit të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj. Hetimet 3-vjeçare të kryera nga SPAK kanë zbuluar shkelje të ligjit në procedurat e dhënies së njërit prej koncesioneve më të kushtueshme të sektorit të shëndetësisë, me qëllimin e vetëm të shpalljes fitues të kompanive të Ilir Rrapajt dhe shtetasit Italian, Umbro Staccini.

Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t'u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij. Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjyqtarit kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”.

klodian rjepaj ilir rrapaj

Sondazh

Poll