Politike

"Vendi po braktiset për shkak të pamundësisë", Bardhi nga Puka: Rama mori paratë e pensioneve dhe i çoi për “Portin e Durrësit”

Bardhi u shpreh se PD është e vetmja mënyrë që Shqipëria të ndryshojë dhe të dalë nga mjerimi ku është zhytur në 12 vite keqqeverisje.

22 Mars 2024, 12:12 Nga M.B
"Vendi po braktiset për shkak të pamundësisë",
Gazment Bardhi

PUKA- Sekretari i Përgjithshëm PD, Flamur Noka i shoqëruar nga nënkryetarët e kësaj partie, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, dhe anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi, kanë zhvilluar një takim me demokratët e Pukës dhe Fushë Arrëzit. Teksa mbajti fjalën e tij, Bardhi u shpreh se PD është e vetmja mënyrë që Shqipëria të ndryshojë dhe të dalë nga mjerimi ku është zhytur në 12 vite keqqeverisje.

Ai tha se kjo qeveri në vend që të rriste pensionet, paratë e mbledhura nga rritja e pagës minimale, i çoi për projektin e Portit të Durrësit. Bardhi shtoi se vendi po braktiset për shkak të pamundësisë dhe se ata nga ana tjetër kanë propozuar rritjen e pensioneve.

“Jemi sot të gjithë bashkë, të bashkuar. Jemi bashkuar, jemi të vendosur për të rezistuam, për tu përballur e për të fituar në të gjithë Shqipërinë. Jo sepse PD duhet të jetë në pushtet por se është e vetmja mundësi që Shqipëria të ndryshojë dhe të dalë nga mjerimi ku është zhytur në 12 vite keqqeverisje. Sot vendi po braktiset për shkak të pamundësisë. Kemi propozuar rritjen e pensioneve. Nga rritja e rrogës minimale në fondin e pensionet shkuan 70-80 mln euro më shumë. Në vend të rrisnin pensionet i cuan tek Porti i Durrësit, në projektin për portin. U zgjuan një mëngjes dhe thanë pse mos ta falim këtë port. Kjo është filozofia e Ramës”, tha Bardhi.

gazment bardhi

Sondazh

Poll