Politike

Akuzat e Arben Ahmetaj, Rama: Nuk i përgjigjem një njeriu që është në kërkim nga drejtësia

Rama nuk pranoi të japë asnjë koment, pasi tha se Ahmetaj është një person në kërkim nga drejtësia dhe nuk futet në debate me ata që janë në arrati.

21 Mars 2024, 22:57 Nga I.A
Akuzat e Arben Ahmetaj, Rama: Nuk i përgjigjem një njeriu që
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për akuzat e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj gjatë një interviste televizive. I ftuar në emisionin “Opinion” Tv Klan, Rama nuk pranoi të japë asnjë koment, pasi tha se Ahmetaj është një person në kërkim nga drejtësia dhe nuk futet në debate me ata që janë në arrati.

Pyetje: A keni një koment për akuzat e Ahmetajt?

Edi Rama: Unë  nuk bëj komente për çështjet e drejtësisë. Imagjinoni të bëj koment për një njeri që është në kërkim nga drejtësia. Të hyj unë në debat me një njeri që është në kërkim nga drejtësia. Është një njeriu i kërkuar nga drejtësia. nëse ke interesa ti të dish lidhur me temën kalo ti në trajtimin e temës dhe unë të përgjigjem. Por një njeriu në kërkim unë nuk i përgjigjem. Fakti që një person është në kërkim flet vetë më shumë se çdo gjë tjetër që mund të them unë. Nuk ka pse të jetë në kërkim një person që  nuk ka probleme me drejtësinë.

edi rama

Sondazh

Poll