Politike

"Mos moho vëllain tënd"/ Bardhi i kundërpërgjigjet Ramës: Pandëshkuashmëria i ka këmbët e shkurtra

Rama u pyet nga Fevziu për akuzat ndaj vëllait të tij, të përmedur nga Bardhi dy ditë më parë në emision e tij. Kreu i Grupit të PD-së i drejtohet Ramës të qetësohet dhe të ruhet. 

21 Mars 2024, 22:45 Nga h.k
"Mos moho vëllain tënd"/ Bardhi i kundërpërgjigjet
Gazment Bardhi

TIRANË-Gazment Bardhi Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka reaguar menjëherë përmes një statusi në Facebook pas fjalës së Kryeministrit Edi Rama në Opinion.

Rama u pyet nga Fevziu për akuzat ndaj vëllait të tij, të përmedur nga Bardhi dy ditë më parë në emision e tij. Kreu i Grupit të PD-së i drejtohet Ramës të qetësohet dhe të ruhet. 

STATUSI I GAZMENT BARDHI

Ruaj nervat Edi! Mos moho vëllain të paktën. Shihemi javës së ardhshme tek Fevziu!
E kuptoj shqetësimin se ke menduar se përmes promovimit të prokurorit të çështjes me votën tënde, do shpëtoje një të dyshuar si trafikant droge nga hetimi penal dhe dënimi, që rastis të jetë yt vëlla! Mbrojta politike dhe pandëshkueshmëria i ka këmbët e shkurtra. Deri atëherë ruaj nervat se do të duhen edhe për vete!

gazment bardhi edi rama

Sondazh

Poll