Politike

“Olsi Rama i përfshirë të trafik droge” Rama i përgjigjet Bardhit: E do shqiptarçe, ai është fytyra shembullore e shpërfytyrimit

Rama ka deklaruar se Bardhi përgjigjen e do shqiptarçe, duke nënkuptuar këto ofendimin.

21 Mars 2024, 22:41 Nga I.A
“Olsi Rama i përfshirë të trafik droge” Rama i
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për akuzat e kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi se ka të dhëna që vëllai i tij Olsi Rama është i përfshirë në çështjen e laboratorit të Xibrakës. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Rama ka deklaruar se Bardhi përgjigjen e do shqiptarçe, duke nënkuptuar këto ofendimin.

“Para se të jetë vëllai im i përfshirë në një çështje droge, jam unë i përfshirë në çështje droge, larje parash dhe dhunë në familje si dhe për gjëra të thëna dhe të stërthëna në publik në mënyrë të vazhdueshme. Kur dëgjon gjëra të tilla të vjen t’i kthesh një përgjigje shqiptarçe. Kur dëgjon një fytyrë të tillë të vjen t’i përgjigjesh shqiptarçe.Si është shqiptarçe? Vëllai i asaj që të ka bërë kokën. Kur shikon të dhunohen kështu njerëzit e familjes tënde, që flitet për vajzën tënde të dhunohet kështu edhe pse është në punën e saj dhe që nuk ka marrë kurrë punë publike apo kur dëgjon për djalin, për babanë, për nënën të vjen ajo lloj përgjigjeje.

Ajo lloj fytyre që nxore përpara dhe që është fytyra shembullore e shpërfytyrimit. Është i njëjti që ç’nuk ka thënë edhe për djalin e atij që i është ulur sot në prehër. Ai do nxjerrë të dhëna? Ai do nxjerrë atë që s’thuhet. Unë mund të kem pasur opozicione për të tjerët, por kurrë nuk kam bërë akuza penale. Ajo fytyra më kujton Skënder Luarasin që tha dikur në një mbledhje: “Të të them Zotëri nuk të them dot, Të të them shok nuk të them dot se nuk të kam shok. Por të them fytyrë e njohur”, tha Rama.

edi rama olsi rama gazmend bardhi

Sondazh

Poll