Politike

Abstenoi në votimin për ngritjen e komisionit për PPP në Shëndetësi, Braçe: Po hetohen nga organet e drejtësisë

Braçe tha gjithashtu se edhe komisioni tjetër hetimor, ai për sistemin TIMS, ka probleme. Kjo sepse, sipas tij në përbërje të atij komisioni ka deputetë tërësisht te papërshtatshëm me aksesin në të dhëna sensitive për qytetarët dhe sigurinë kombëtare.

22 Mars 2024, 11:28 Nga r.ll
Abstenoi në votimin për ngritjen e komisionit për PPP në
erion braçe

TIRANË- Kuvendi ka miratuar në seancën e djeshme dy ngritjen e 2 Komisioneve Hetimore gjatë seancës së sotme.  Parlamenti miraton me 95 vota pro dhe 1 abstenin për ngritjen e komisionit hetimor dhe përberjen për koncensionet në shëndetësi. Te komisioni për shëndetësinë ka abstenuar deputeti socialist Erion Braçe. Ndërsa me 96 vota pro dhe 1 abstenin, Kuvendi ka miratuar dhe komisionin hetimor për sistemin TIMS. Te ky komision deputeti Petro Koci ka abstenuar.

Sot Erjon Braçe në një reagim për Report Tv tregoi edhe arsyen e abstenimit të tij, ku tha se është kundër ngritjes së komisionit Hetimore për PPP në Shëndetësi, konkretisht sterilizimin dhe check up, pasi në radhë të parë këto dy çështje po hetohen nga organet e drejtësisë. Braçe tha gjithashtu se edhe komisioni tjetër hetimor, ai për sistemin TIMS, ka probleme. Kjo sepse, sipas tij në përbërje të atij komisioni ka deputetë tërësisht te papërshtatshëm me aksesin në të dhëna sensitive për qytetarët dhe sigurinë kombëtare.

"Në fakt isha kundër, por respektova disa rregulla të grupit. Dy arsye: e para, jam kundër hetimit politik për çështje që heton ligjërisht, penalisht, ka ngritur e komunikuar akuzë, ka bërë e marrë përgjegjës-madje duke i dërguar në burg SPAK! Hetimi politik i disa deputeteve nuk mund të rihapë e konkurrojë hetimin penal te SPAK; asnjë hetues politik në Kuvend nuk mund te relativizojë, zhvlerësojë, ushtrojë presion politik mbi SPAK! Është përpjekje e përditshme e Sali Berishës Delegjitimi nga ballkoni i SPAK, në një linje me këtë qëllim është hetimi politik i kërkuar nga grupi i tij!

Ndërkohë, hetimi politik i kërkuar nga Sali Berisha, materializuar në këtë komision, nxjerr në pah klientelizmin e neveritshëm, i cili nisi në spitalin ushtarak ne vitin 2006-2007 dhe vijon ende; të lesh pa hetuar zbatimin e kontratës nga oligarku që ka kthyer në monopol tregun privat të shëndetësisë, për më tepër që zbatimi i asaj kontrate prej tij ka patur viktima, dëshmon se sa politik dhe i korruptuar është ky hetim! Në anën tjetër, edhe komisioni tjetër hetimor është me probleme të rënda. Në përbërje të atij komisioni ka deputete tërësisht te papërshtatshëm me aksesin në të dhëna sensitive për qytetarët dhe sigurinë kombëtare!", tha Braçe. 

erion brace

Sondazh

Poll