Aktualitet

Fitonin mbi 1000 euro në ditë nga shitja e drogës, dënohen 2 shqiptarët në Francë, u ndalohet përgjithmonë hyrja në vend

Më 4 mars, ata ishin dëshmitarë të katër shkëmbimeve mes shoferit dhe trafikantëve ku menjëherë janë arrestuar dy blerës të heroinës.

22 Mars 2024, 09:57 Nga M.B
Fitonin mbi 1000 euro në ditë nga shitja e drogës, dënohen 2
Foto ilustruese

FRANCA- Dy shqiptarë në Francë janë dënuar për shitje të lëndëve narkotike. Shqiptarët dyshohet se fitonin nga aktiviteti ilegal deri 1000 euro në ditë. Autoritetet u informuan se një pikë shkëmbimi do të vendosej në qytetin Salins-Fontaine, në kryqëzimin e dy rrugëve pranë kontejnerëve të plehrave. Prej disa ditësh ata vëzhguan vendet ku dalluan një automjet Citroen dhe dy burra të fshehur në pyll.

Më 4 mars, ata ishin dëshmitarë të katër shkëmbimeve mes shoferit dhe trafikantëve ku menjëherë janë arrestuar dy blerës të heroinës. Ata kanë shpjeguar se në këtë vend kanë bërë blerje të rregullta që nga janari 2024. Të nesërmen u bëhen sërish pesë shkëmbime, dhe shtatë të nesërmen. Autoritet gjurmuan shtëpinë e shitësit duke përdorur targën e automjetit dhe arrestojnë dy burrat, Astritin dhe Ramadanin. Gjithashtu u gjetën lëndë narkotike: 660 gr kokainë, 20 gr heroinë dhe 950 gr marijuanë. Konsumatorët thanë se i njohin shitësit. Mësohet se Ramadani e përcaktonte veten si kujdestari i kokainës.

“Kam një muaj që jam në Francë. Një mik më kërkoi të vija ta zëvendësoja. Ishte e përkohshme, biletat i kishim për t’u nisur më 9 mars. Unë shes vetëm kokainë dhe jo heroinë. Blerësit thërrasin një person të tretë i cili cakton një takim për ta. Si shitës fitoj 2000 €/muaj", ka deklaruar ai.

“Kam katër ditë që jam në Francë. Ka qenë Guri që ma ka dhënë automjetin. Bëjmë nga 15 deri në 20 shitje/ditë. Paguhem 1500€/muaj. Në Shqipëri fitoj 300 €/muaj. Unë jam në borxhe dhe është hera ime e parë që ndodhem në Francë. Unë kam një kredi për të paguar dhe një nënë të sëmurë", ka deklaruar Astriti nga ana tjetër.

Prokurori kërkoi 24 muaj burgim dhe 15 mijë euro gjobë për Ramadanin, ndërsa për Astritin 5000 € gjobë dhe 15 muaj paraburgim i vazhdueshëm. Pas këshillimit, Astriti u dënua me 15 muaj burgim dhe gjobë prej 3000 euro. Ramadani dënohet me 24 muaj paraburgim të vazhdueshëm dhe gjobë prej 6000 euro. Të dyve u ndalohet përgjithmonë hyrja në Francë.

shqiptare ne france

Sondazh

Poll