22 Mars 2024, 07:38
Nga r.ll
makina e te riut
TIRANË- Një operacion antidrogë i zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e një trafikanti 30 vjeçar. Ky i fundit u plagos me armë nga një efektiv pasi, duke iu shmangur kontrollit të makinës tentoi tju përplasë automjetin.
Enea Sulejmani ka marrë plagë në këmbë dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas kontrollit, në automjet i është gjetur një pako me lëndë narkotike dhe me peshë rreth 1 kilogram.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Sot më datë 21.03.2024, në vendin e quajtur rruga “Mihal Duri”, gjatë një operacioni policor të strukturës për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, kanë qenë duke kryer veprime operacionale në kuadër të procedimit penal nr. 496 te vitit 2024, veprime të autorizuara nga organi i Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Gjatë momentit që stuktura operacionale ka tentuar të ndalojë automjetin tip "Volkswagen Tiguan" me ngjyrë të bardhë me targë AB 780 MP, drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrave të policisë për të ndaluar dhe ka ecur mbrapsht duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë dhe duke përplasur me qëllim shmangien automjetin e sherbimit të policisë.
Gjatë tentativës për t'u larguar një nga punonjësit e policisë ka qëlluar me armë në drejtim të automjetit dhe për pasojë është plagosur shtetasi E. S., i cili është dërguar menjëherë në spitalin e traumës nga punonjesit e policisë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në automjet janë konstatuar dhe dy persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë.
Në automjet është konstatuar një pako me peshë rreth 1 kg brenda së cilës dyshohet se lende narkotike kokainë.
Janë njoftuar strukturat e AMP-se të cilat do të kryejnë veprimet hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
AMP, pas kryerjes së veprimeve të para në vendngjarje dhe sqarimit të të gjitha rrethanave do të bëjë njoftim të plotë mbi këtë ngjarje.
enea sulejmani policia e tiranes
Aktualitet
22 Mars 2024, 07:34
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Pas debateve të shumta që shkaktoi te profesionet e lira miratimi i ligjit për tatimin mbi të ardhurat, kontabi...
Aktualitet
22 Mars 2024, 07:26
M.B
Tirana
TIRANA- Italianët dhe polakët kanë vijuar të kenë interes për Shqipërinë edhe gjatë muajve të dimr...
Aktualitet
22 Mars 2024, 07:20
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qendrueshme. Moti do të jet&e...
Aktualitet
21 Mars 2024, 23:06
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Ola Xama gazetarja e ekonomisë ka komentuar deklaratat e Kryemnistrit mbrëmjen e sotme. Xama ka thënë se R...
Aktualitet
21 Mars 2024, 23:03
h.k
Foto ilsustruese
TIRANË-Qeveria ka vendosur t’ua bëjë më të lehë marrjen e shtetësisë shqiptare të huaj...
Aktualitet
21 Mars 2024, 22:33
I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për dy personat e arrestuar në lidhje me ekzekutimin e Gentian Bejtjas, të cilët...
Aktualitet
21 Mars 2024, 22:12
I.A
Artan Hoxha
TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha, duke komentuar mos ekstradimet e kriminelwve tw kwrkuar nga Shqipwria. I ftuar në emi...
Aktualitet
21 Mars 2024, 21:53
S.N
Foto Ilustrim
LUSHNJË- Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Berat mbrëmjen e sotme, në afër...
Aktualitet
21 Mars 2024, 20:33
S.N
Jorgo Ppapingji
TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjete sociale ka reaguar për vdekjen e poetit të njohur shqi...
Aktualitet
21 Mars 2024, 19:16
h.k
Foto ilustruese
SHKODËR-Është arrestuar mbrëmjen e të martës në Kosovë, biznesmeni 49-vjeçar shkodran Ardit...