Aktualitet

Gjendet i pajetë në bodrumin e një banese shqiptari në Prishtinë

Trupi i pajetë është dërguar për ekspertim në Insitutin e Mjekësisë Ligjore.

22 Mars 2024, 08:36 Nga r.ll
Gjendet i pajetë në bodrumin e një banese shqiptari në
foto ilustruese

PRISHTINË- Një person nga Shqipëria është gjetur pa shenja jete një ditë më parë në Prishtinë. 

Policia e Kosovës bën të ditur se viktima ishte mashkull dhe se është gjetur në hapësirën e bodrumit të një banese. Trupi i pajetë është dërguar për ekspertim në Insitutin e Mjekësisë Ligjore.

“Rr. Sadik Bekteshi, Prishtinë 21.03.2024 – 05:55. Viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, është gjetur pa shenja jete në hapësirën e bodrumit të ashensorit të një banese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

prishtine policia e kosoves

Sondazh

Poll