Shqipëria feston Sulltan Novruzin, ditën e shenjtë të bektashinjve
krygjyshata TIRANË- Sot, më 22 mars, në Shqipëri kremtohet dita e Sulltan Novruzit, dita më e rëndësishme të besimt...
Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se i riu i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale.
LEZHË- Një ngjarje kriminale është parandaluar ditën e sotme me arrestimin e 24-vjeçari i cili lëvizte nga Fushë Kruja në drejtim të Lezhës me mina me telekomandë në trup.
Pas arrestimit policia i ka sekuestruar dy mina me lëndë plasëse C4, me telekomandë për shpërthim në distancë. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se i riu i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Horizonti”. Policia parandalon ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me mina me telekomandë.
Me 2 mina me telekomandë, të fshehura në trup nga Fushë Kruja në drejtim të Lezhës, për t’ua shitur grupeve kriminale, ndërhyrja në kohë e Policisë vë në pranga 24-vjeçarin. Sekuestrohen 2 mina (me lëndë plasëse C4), me telekomandë për shpërthim në distancë.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin kundër Trafiqeve të Paligjshme, Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, Forcat Operacionale dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, në vijim të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i Ligjit” dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas nga Fushë Kruja, po udhëtonte në drejtim të Lezhës dhe kishte me vete mina me telekomandë, për t’ua shitur grupeve kriminale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Horizonti”.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në afërsi të Milotit, shtetasin e dyshuar A. S.. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën të fshehura në trup, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4, për shpërthim në distancë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas i montonte vetë minat, me qëllim shitjen grupeve kriminale.
Në përfundim të veprimeve të para procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
krygjyshata TIRANË- Sot, më 22 mars, në Shqipëri kremtohet dita e Sulltan Novruzit, dita më e rëndësishme të besimt...
pirro dhima GREQI- Partia "Demokracia e Re" në Greqi ka shpallur 28 emrat e parë të kandidatëve të saj për zgjedhj...
foto ilustruese PRISHTINË- Një person nga Shqipëria është gjetur pa shenja jete një ditë më parë në Prish...
foto ilustruese KORFUZ- Një tërmet me magnitudë 4.8 u raportua ditëne sotme pranë ishullit të Korfuzit dhe ishujve jonian&eum...
makina e te riut TIRANË- Një operacion antidrogë i zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e nj&...
Foto ilustruese TIRANA- Pas debateve të shumta që shkaktoi te profesionet e lira miratimi i ligjit për tatimin mbi të ardhurat, kontabi...
Tirana TIRANA- Italianët dhe polakët kanë vijuar të kenë interes për Shqipërinë edhe gjatë muajve të dimr...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qendrueshme. Moti do të jet&e...
Foto ilustruese TIRANË-Ola Xama gazetarja e ekonomisë ka komentuar deklaratat e Kryemnistrit mbrëmjen e sotme. Xama ka thënë se R...
Foto ilsustruese TIRANË-Qeveria ka vendosur t’ua bëjë më të lehë marrjen e shtetësisë shqiptare të huaj...