21 Mars 2024, 22:07
Nga I.A
Ambrozia Meta
TIRANË- Gazetarja Ambrozia Meta ka komentuar incidentin qw ndodhi me kryeministrin Edi Rama dy ditw mw parw. E ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Meta u shpreh se nuk e priste një akt të tillë nga kryeministri, dhe ishte e papregatitur për këtë përballje.
“Pikërisht se kisha pasur këto lloj përplasjesh në vijimsi, nuk e prisja që kryeministri të shkonte drejt atij akti duke pasur parasysh marrëdhënien që ne kemi me njëri-tjetrin, një marrëdhënie që ka qënë gjithmonë e tensionuar. Rama ka reaguar në një mënyrë ofenduese, provokuese në të gjitha rastet ku unë e kam pyetur duke tentuar gjithmonë që unë të merrem me të personalisht me të dhe të mos vazhdoj të merrem me pyetjet e tjera dhe unë prandaj u gjendja e papregatitur, nuk e prisja” tha Meta.
Ajo u shpreh se mospritja e këtij gjesti të kryeministrit vjen nga fakti se marrëdhënia e tyre nuk i kalon kornizat e kamerave, duke hedhur poshtë pretendimin e kryeministrit se ishte një prekje miqësore.
“Kam një marrëdhënie që nis nga momenti kur ndizen kamerat dhe përfundon në momentin kur fiken kamerat. Nuk kam asnjë lloj kofidence me kryeministrin që ai të mund të me drejtohej në atë lloj forme në justikikimet që përdori më pas ku e cilësoi si prekje miqësore. Ajo që kam ndjerë në ato momente, dhe prandaj kam reaguar instiktivisht, ka qënë një veprim dukshëm i ulët, me tendencën për të poshtëruar dhe denigruar” tregoi Meta.
Meta tha se është e keqardhur për këtë situatë të krijuar, gjithashtu edhe për ofendimet e njëpasnjëshme që kryeministri ia kthehen në formë përgjigjeje nga pyetjet që ajo i drejton.
“Më vjen shumë keq që që situata u bë kaq e madhe sepse nuk doja të përmendesha dhe të merrja një protagonizëm të tillë. Gjithashtu, më vjen keq edhe për mënyrën sesi është sjell më pas kryeministri. Ka kaluar në ofendime, më ka akuzuar që kam mashtruar ose që e kam përdorur këtë situatë, dhe akoma më keq, ka përdorur kolegët e terrenit duke u munduar t’i cilësojë si dëshmitar ndërkohë që ajo nuk ishte një prekje kolektive. Ishte një prekje që mu bë mua, pra, nuk ishte një prekje që mund të vinte nga fakti që mund t’i kishte prekur të gjithë kolegët e mi e tashmë të zgjedhim nëse ishte përkëdhelje, prekje ledhatuese apo intimuduese dhe poshtëruese, ashtu siç e ndjeva unë” tha gazetarja.
ambrozia meta edi rama
Politike
21 Mars 2024, 22:04
I.A
Lulzim Basha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike të vulës Lulzim Basha ka komentuar marrëveshjen mes PS dhe Opozitës, duke e q...
Politike
21 Mars 2024, 22:00
I.A
Lulzim Basha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike së vulës, Lulzim Basha deklaroi se nëse Sali Berisha do të kishte nd...
Politike
21 Mars 2024, 21:56
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së kreut të grupit demokrat, Gazment Bardhi, i cili...
Politike
21 Mars 2024, 21:53
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka folur lidhur me reagimin e tij ndaj gazetares Ambrozia Meta pak ditë më parë. I ftuar në...
Politike
21 Mars 2024, 21:49
I.A
Lulzim Basha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike të vulës, Lulzim Basha ka deklaruar se ka një lojë të nëndheshme me...
Politike
21 Mars 2024, 21:37
h.k
Foto ilustruese
TIRANË- Kryeministri Rama gjatë një interviste në emisionin “Opinion” ka dhënë shpjegime li...
Politike
21 Mars 2024, 21:42
I.A
Votimet
TIRANË- Parlamenti ka miratuar në seancën e sotme dy ngritjen e 2 Komisioneve Hetimore gjatë seancës së sot...
Politike
21 Mars 2024, 21:26
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kryeministri Edi Rama thotë se rritja e turizmit në Shqipëri ka ka ardhur nga puna që ka bërë gj...
Politike
21 Mars 2024, 20:32
h.k
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme në lidhje me situatën e ndodhur disa ditë më parë, ku është...
Politike
21 Mars 2024, 20:16
h.k
TIRANË-Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka folur ditën e sotme përpara banesës së tij për mbështetësit q&...