Politike

E pyeti për SPAK/ Rama shpërthen ndaj Fevziut: Këto mund ti bësh diku tjetër, por jo me mua

Ndërsa Rama theksoi se është e kundërta dhe se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur.

21 Mars 2024, 22:15 Nga I.A
E pyeti për SPAK/ Rama shpërthen ndaj Fevziut: Këto mund ti
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është acaruar me pyetjen e gazetarit Blendi Fevziu gjatë emisionit të sotëm. I ftuar në Opinion në Tv Klan, Fevziu iu drejtua Ramës se SPAK-u kohët e fundit ka goditur vetëm eksponentë dhe ish-eksponentë të lartë të PS-së. Ndërsa Rama theksoi se është e kundërta dhe se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur.

Pjesë nga Intervista:

Blendi Fevziu: Pse ju e quani veten shpëtimtar të Shqipërisë?

Kryeministri Rama: Unë quaj Partinë Socialiste shpëtimtare të Shqipërisë, po, patjetër.

Blendi Fevziu: Duhet të pyesim SPAK-un për shpëtimin e Shqipërisë.

Kryeministri Rama: Edhe SPAK-u që është pjesë e shpëtimit të Shqipërisë është vepër e vizionit dhe fuqisë dhe e vullnetit të PS për t’i dhënë jetë SPAK-ut se po mos ishte ky vullnet nuk do kishte SPAK në Shqipëri. SPAK-u është pjesë e instrumenteve të shpëtimit të Shqipërisë…

Blendi Fevziu: …të cilit tani s’po dini çfarë t’i bëni….

Kryeministri Rama: Këto mund t’i bësh te Saimiri… jo me mua. Me mua jo sepse…Nuk i thua dot me mua kur jam unë prezent këto përpara kameras, sepse jo që nuk po di nga të shkoj, por përkundrazi, jam më i qartë dhe më i bindur sot që po shkojmë në drejtimin e duhur.

edi rama

Sondazh

Poll