Sport

Ja si pritet të zbresë në fushë Kombëtarja kuqezi ndaj Kilit!

Nga seancat e fundit stërvitore dhe nga ajo që duket prej tyre, trajneri brazilian nuk pritet të ketë ndryshime nga formacionet që jemi mësuar të shohim në ndeshjet kualifikuese të Europianit.

21 Mars 2024, 21:58 Nga DOSJA

Ja si pritet të zbresë në fushë Kombëtarja kuqezi ndaj

ITALI – Shqipëria do të zbresë në fushë mbërmjen e nesërme në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës për të zhvilluar miqësoren e pare të muajit mars atë ndaj Kilit.

Me disa emra që vijnë për here të pare në skuadrën e drejtuar nga Sylvinho dhe me shumë sulmues në formë të gjithë janë kurreshtarë se si do të vendosë të zbresë në fushë kjo skuadër.

Nga seancat e fundit stërvitore dhe nga ajo që duket prej tyre, trajneri brazilian nuk pritet të ketë ndryshime nga formacionet që jemi mësuar të shohim në ndeshjet kualifikuese të Europianit.

Në portë do ta nisë nga minuta e parë Thomas Strakosha, ndërkohë që katërshen e prapavijës pritet ta formojnë Berat Gjimshiti dhe Enea Mihaj në qendër, dhe Mario Mitaj e Elseid Hysaj nga krahët.

Kristjan Asllani, Ylber Ramadani dhe Nedim Bajrami do të formojnë treshen e mesfushës, me tetovarin më të avancuar në mbështetje të sulmit.

Repart ku do të rikthehet Armando Broja nga minuta e parë në majë, ndërsa nga krahët konfirmohen Jasir Asani dhe Taulant Seferi.

Ja si pritet të zbresë në fushë Kombëtarja kuqezi ndaj

Ndërkohë 3 ditë më pas, Suedia do të jetë kundërshtari i dytë i Shqipërisë në këto miqësore përgatitore për Euro 2024. Dueli përballë kombëtares nordike do të luhet të martën e 25 marsit (19:00).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll