Sport

Lavrov dhe Daçiç shijojnë “Katjushën” në rikthimin e Rusisë në futbollin ndërkombëtar! - VIDEO

Kjo ishte ndeshja e parë për përfaqësuesen ruse që nga pezullimi, prej mëse dy vitesh që UEFA dhe FIFA i ka dhënë për ndeshjet ndërkombëtare për shkak të luftës me Ukrainën.

21 Mars 2024, 21:26 Nga DOSJA

Lavrov dhe Daçiç shijojnë “Katjushën”

RUSI - Ministri jashtëm rus Sergey Lavrov dhe ai serb Ivica Dacic ishin të pranishëm në tribunën VIP të stadiumit të Dinamos së Moskës, ku u zhvillua ndeshja miqësore mes Rusisë dhe Serbisë, e cila përfundoi me shifrat 4-0 në favor të Rusisë.

Kjo ishte ndeshja e parë për përfaqësuesen ruse që nga pezullimi, prej mëse dy vitesh që UEFA dhe FIFA i ka dhënë për ndeshjet ndërkombëtare për shkak të luftës me Ukrainën. Ishte Serbia ajo që mori iniciativën për të zhvilluar këtë ndeshje, ndërkohë që UEFA dhe FIFA nuk reagoi as për ta pezulluar dhe as për ta lejuar.

Lavrov dhe Daçiç shijojnë “Katjushën”

Sa i përket atmosferës në stadium gjithçka ka qenë si një festë ku tifozët serbë dhe rusë kanë kënduar këngën e famshme Katjusha, gjatë ndeshjes.

Ndërkohë të tjerë tifozë përdorin parrullat: "Rusia dhe Serbia janë vëllezër përgjithmonë!"Edhe ata që qëndrojnë të heshtur valëvisin me krenari flamujt rus dhe serb sëbashku, gjë që vë në dukje se rusët dhe serbët kanë "një ngjyrë - një besim".

Lavrov dhe Daçiç shijojnë “Katjushën”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll