Sport

Rusia i rikthehet futbollit ndërkombëtar, mund Serbinë në miqësore!

Pas plot 2 vitesh mungesë në futbollin evropian, për shkak të sanksioneve të vendosura nga UEFA, për shkak të sulmit luftarak të Rusisë, ndaj Ukrainës.

21 Mars 2024, 21:20 Nga DOSJA
Rusia i rikthehet futbollit ndërkombëtar, mund Serbinë në

SERBI - Rusia ia arriti të fitonte mbrëmjen e kësaj të enjtejte, teksa mundi me rezultatin e thellë, 4-0, përfaqësuesen e Serbisë, pas plot 2 vitesh mungesë në futbollin evropian, për shkak të sanksioneve të vendosura nga UEFA, pas sulmit ushtarak të Rusisë, ndaj Ukrainës.

Djemtë e teknikut, Valery Karpin shënuan dy gola, në secilën pjesë, teksa në fillim rrugën e rrjetës e gjetën, Antonin Miranchuk e Maksim Osipenko, minutat 22 dhe 32, të pjesës së parë. Për të “vulsor” fitoren spektakolare mendoi “fantazisti” i Atalanta, Aleksey Miranchuk, me një gol në minutën e 55’-të, ndërsa fitoren, 4-0, e “hipotekoi”, “bomberi” i Zenit, Ivan Sergeev.

Siç theksuam edhe më lart, përballja miqësore me Serbinë ishte e para, pas dy viteve pezullim, të kombatëres ruse, nga çdo aktivitet dhe kompeticion futbollistik, në “Kontinentin e Vjetër”, mirëpo së fundmi, presideni i UEFA, Alexander Ceferin, duket po fillon t’i zbusë jo pak ndëshkimet e vëna, pas sulmit në Ukrainë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll