Sport

Kampioni Del Bosque nuk i kursen lëvdatat: "Jemi në duar të mira me Luis de la Fuente"

Ish-trajneri i kombëtares vlerëson punën e trajnerit aktual dhe pranon se gjatë kohës së tij në krye të La Roja, “patëm pak fat”.

21 Mars 2024, 16:23 Nga DOSJA
Kampioni Del Bosque nuk i kursen lëvdatat: "Jemi në duar të

SPANJE - Vicente del Bosque, ish-trajneri I kombëtares spanjole të futbollit, deklaroi se ekipi kombëtar është "në duar të mira" me Luis de la Fuente, të cilin ai e konsideron "një person të mirë që përfaqëson futbollin spanjoll".

Del Bosque, i cili doli kampion bote në vitin 2010 dhe kampion europian në vitin 2012 me skuadrën spanjole, ka dhënë mendimin e tij për momentin aktual që kombëtarja po përjeton me lojtarë shumë të rinj.

"Ne jemi në duar të mira. Ne e njohim Luis de la Fuente. Ai jo vetëm që përfaqëson futbollin spanjol, si figurë, por është gjithashtu një person i mirë,"- tha Del Bosque, i cili kujtoi sukseset e përjetuara gjatë kohës së tij si trajner.

"Ne fituam atëhere, por patëm edhe pak fat. Kemi pasur një lojë të njohur, lojtarë të mëdhenj, por edhe fat dhe se në jetë, sado të mundohesh, ndonjëherë nuk e ke.

Sa për moshën, është nuk është një meritë, ka na ata që janë të mirë dhe fillojnë të luajnë më shpejt dhe ka të tjerë që luajnë më të vjetër, si Luka Modric, që nga që janë të mirë, mund të zgjasin sa të duan”,- tha Del Bosque gjatë prezantimit të tij në Kampus, në një ngjarje e organizuar nga Banco Santander.

“Edukimi i fëmijëve me vlera është shumë i rëndësishëm. Ne duhet t'u mësojmë atyre se shoqëria, të qenit njeri i mirë dhe të kesh një shpirt sportiv, është e rëndësishme dhe kjo, përveç të luajturit futboll, është ajo që ne përpiqemi t'i mësojmë në aktivitetet tona",- përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll