Sport

Barça konfirmon testet mjekësore: João Cancelo nuk ka probleme me zemrën dhe do t'i bashkohet kombëtares së Portugalisë

Informacioni është bërë në orët e para të pasdites…

21 Mars 2024, 17:43 Nga DOSJA
Barça konfirmon testet mjekësore: João Cancelo nuk ka

SPANJE - Barcelona konfirmoi pak minuta më parë lajmin, se analizat e bëra te João Cancelo përjashtuan çdo problem në zemër dhe mbrojtësi i krahut, do t'i bashkohet së shpejti grumbullimit të kombëtares së Portugalisë.

"Lojtari i ekipit të parë, João Cancelo, nuk udhëtoi për në Madrid fundjavën e kaluar për ndeshjen kundër Atlético Madrid, për shkak të këshillave mjekësore.

João Cancelo kaloi në mënyrë të kënaqshme testet nën mbikëqyrjen e departamentit mjekësor të klubit dhe do t'i bashkohet kombëtares portugeze", kanë shkruar katalanasit në rrjetin social “X”.

Kujtojmë që e gjithë kjo procedurë filloi kur lojtari I luzitanëve raportoi në klubin katalanas një problem në zemër të zbuluar tek vëllai i tij Pedro Cancelo.

Menjëherë është aktivizuar protokolli shëndetësor i përcaktuar në Spanjë, pasi ky është një familjar i ngushtë i João Cancelo.

Mbrojtësi i Barcelonës u pa nga një specialist i kardiologjisë në Angli, iu nënshtrua disa testeve dhe mori lejen për të vazhduar të luante futboll në nivelin më të lartë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll