Sport

Gjimshiti: “Nuk luajmë kundër Alexis Sanchez, luajmë kundër Kilit!”

Është zhvilluar shumë futbolli në Shqipëri. Skuadrat kanë provuar të ndërtojnë diçka në kompeticionet europiane.

21 Mars 2024, 19:08 Nga DOSJA
Gjimshiti: “Nuk luajmë kundër Alexis Sanchez, luajmë

ITALIA - Berat Gjimshiti u shfaq përkrah trajnerit Sylvinho në bisedën me gazetarët. Kapiteni i kombëtares shqiptare preku disa tema përpara miqësores kundër Kilit, ku ndër të tjera tha:

“Për ne që kemi shumë kohë që po luajmë në Itali, populli shqiptar do të na përkrahë, do të jetë shumë bukur. Sigurisht që Italia është kombëtare që ka historinë e vet, gjithmonë është aty. Ne kemi një frymë shumë të mirë dhe lojtarë me cilësi. Ekipi është në rrugën e duhur, pse të mos bëjmë surprizën ndaj Italisë, pse jo! Por, ne nuk mendojmë për Europianin, mendojmë vetëm për dy miqësoret, që janë të rëndësishme.

Alexis Sanchez? Emër i madh, ka bërë karrierë për t’u respektuar, karrierë të bukur. Një lojtar me shumë cilësi, i nivelit botëror. Duhet ndihma e ekipit për ta ndalur, por të ndalim gjithë ekipin e Kilit, jo vetëm një lojtar. Për ne, popullin shqiptar, do të jetë një gjë shumë e bukur të kemi një Europian apo Botëror. Po ndërtohet gjithçka në Shqipëri sa i përket futbollit. Për gjërat e tjera mund të flasë presidenti Duka.

Superiorja? Është zhvilluar shumë futbolli në Shqipëri. Skuadrat kanë provuar të ndërtojnë diçka në kompeticionet europiane. Nuk është aq e thjeshtë, në botë ka shumë talente, por duhet më shumë puna se talenti. Ka shumë shqiptarë që e duan dhe jetojnë për futbollin. Shpresoj që të bëhen të rinj më të mirë se ne. Ta çojnë Shqipërinë në futboll sa më lart, kjo është më e rëndësishmja”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll