Politike

"Qeveria ka gënjyer Kuvendin"/ Zv/Kryeministrja ikën sapo Bardhi merr fjalën: Thanë nuk do të jepnin asnjë qindarkë për portin, sot thanë ndryshe

Bardhi akuzoi ministren Balluku dhe shefin e tij në qeveri për krijimin e skemave të korrupsionit me miliona euro, e për këtë, si shembull mori rastin e drejtorit të autoritetit rrugor.

21 Mars 2024, 18:37 Nga h.k
"Qeveria ka gënjyer Kuvendin"/ Zv/Kryeministrja ikën sapo
Foto ilustruese

TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka folur ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë mbi ndryshimet në Aktin Normativ ku përfshihet dhe një fond për ndërtimin e Portit të Durrësit. Sipas Bardhit qeveria e ka gënjyer Kuvendi kur i ka thënë se nuk do të paguajnë asnjë qindarkë për portin, ndërkohë sipas tij sot do të votojnë për ta paguar me para publike. 

Bardhi akuzoi ministren Balluku dhe shefin e tij në qeveri për krijimin e skemave të korrupsionit me miliona euro, e për këtë, si shembull mori rastin e drejtorit të autoritetit rrugor.

Në atë kohë kur kaloi ligji për portin aktual të Durrësit, u zotuan para Kuvendit dhe nuk ka akt më të rëndë sesa kur qeveria gënjen Kuvendin. U zotuan këtu se për portin e durresit nuk do jepnin asnje qindarkë nga buxheti i shtetit. Sot do paguajnë 400 milion euro. Këta të dy bëjnë sikur nuk kanë dijeni. Sikur jetojnë në hënë. Këta që kanë një sistem patronazhistësh dhe dinë se çfarë hanë shqiptarët në shtëpinë e tyre dhe nuk dinë se çfarë bëjnë drejtorët e tyre. Vetëm në një procedurë prokurimi, drejtori i autoritetit rrugor kishte vjedhur 1.5 milion euro”.-tha Bardhi. 

gazment bardhi

Sondazh

Poll