Bota

Sulmi në Kiev, Zelensky thirrje për më shumë ndihma: Ta detyrojmë Rusinë të pranojë jetën normale në Ukrainë

Zelensky tha se terrori i tillë vazhdon çdo ditë e natë.

21 Mars 2024, 14:47 Nga M.B

 

Sulmi në Kiev, Zelensky thirrje për më shumë ndihma: Ta
Volodymyr Zelensky

 

UKRAINA- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje Perëndimit që të tregojnë vullnetin politik për të ndihmuar Kievin pas sulmit të fundit rus. Zelensky tha se terrori i tillë vazhdon çdo ditë e natë. Ai shtoi se ata duhet t’i dëshmojnë Rusisë se do të detyrohet të pranojë një jetë normale në Ukrainë. 

“Terrori i tillë vazhdon çdo ditë e natë. Por mund t’i japim fund nëpërmjet unitetit global, nëpërmjet sistemeve të mbrojtjes ajrore. Terroristët rusë nuk kanë raketa të afta për të anashkaluar Patriot dhe sisteme të tjera kryesore botërore. Ne na duhet tani. Nga Kievi në Kharkiv, Sumy në Kherson dhe Odesa në rajonin e Donetsk. Kjo është plotësisht e mundur nëse partnerët tanë tregojnë vullnet të mjaftueshëm politik.

Ne duhet t’i dëshmojmë Rusisë se do të detyrohet të pranojë një jetë normale në Ukrainë. Ne kemi nevojë për mbështetjen e partnerëve tanë. Dhe unë jam mirënjohës për të gjithë në botë që po na  ndihmojnë me të vërtetë", shkroi Zelensky në platformën X.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se dhjetë persona, përfshirë një vajzë 11-vjeçare u plagosën, përderisa mbrojtja ajrore ukrainase zmbrapsi një sulm masiv me raketa ndaj kryeqytetit ukrainas mëngjesin e 21 marsit. Klitschko tha se dy prej të plagosurve në kryeqytetin ukrainas janë në spital ndërkaq të tjerët kanë marrë ndihmën e nevojshme në vendin e ngjarjes.

 

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll