Bota

“From Russia with love”, Roth komenton përqafimin e Daçiç me Lavrov në Moskë

Ai ka shkruar “From Russia with love” duke nënkuptuar marrëdhënien e afërt që ka Serbia më Rusinë. Lavrov i tha Daçiç në takim se dëshiron të dëgjojë prej tij një vlerësim të situatës në Ballkan, të cilën e sheh si serioze.

21 Mars 2024, 14:20 Nga M.B
“From Russia with love”, Roth komenton përqafimin e
Ivica Daçiç dhe Sergei Lavrov

RUSIA- Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, është pritur sot në Moskë nga homologu i tij rus, Sergei Lavrov. Takimin e ngrohtë mes tyre e ka komentuar dhe Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth. Ai ka shkruar “From Russia with love” duke nënkuptuar marrëdhënien e afërt që ka Serbia më Rusinë. Lavrov i tha Daçiç në takim se dëshiron të dëgjojë prej tij një vlerësim të situatës në Ballkan, të cilën e sheh si serioze. Ai ka shtuar se Rusia është e interesuar të parandalojë krizat e reja.

“Ne vlerësojmë marrëdhëniet që po zhvillohen ndërmjet Federatës Ruse dhe Serbisë. Toni i këtyre marrëdhënieve vendoset nga kontaktet e rregullta të presidentëve tanë Putin dhe Vuçiq. Jemi të kënaqur me mënyrën se si po zbatohen marrëveshjet në sferën materiale, tregtinë, investimet, shkëmbimet humanitare, si dhe në fushën e bashkëpunimit sportiv”, tha Lavrov, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme ruse.

Para bisedimeve, Daçiç tha se Serbia i është mirënjohëse Rusisë për “mbështetjen që i jep sa i përket integritetit territorial dhe sovranitetit dhe çështjes së Kosovës, duke falënderuar kolegun rus për mbështetjen ndaj Serbisë në çdo situatë që ishte e rëndësishme për të”.

“Përkrahja që na jepni për Kosovën është shumë e rëndësishme për ne dhe dëshiroj t’ju falënderoj personalisht për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj të madhe sa herë që ju drejtohemi për ndihmë. Jam mirënjohës për ndihmën në mbajtjen e seancës urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën dhe për propozimin për të mbajtur një seancë me rastin e 25 vjetorit të bombardimeve të NATO-s në Jugosllavi”, tha Daçiç.

serbia rusia

Sondazh

Poll