Bota

"I duhen për tu mbrojtur", Scholz: Fitimet nga asetet e ngrira ruse duhet të përdoren për të blerë armë për Ukrainën

Scholz shtoi se ishte optimist për bashkimin e liderëve për këtë temë. Ai më tej shtoi se është i sigurt se do ti dërgojnë një sinjal shumë të qartë Putinit.

21 Mars 2024, 14:34 Nga N.F
"I duhen për tu mbrojtur", Scholz: Fitimet nga asetet e ngrira
Olaf Scholz

GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha se vendet e BE-së duhet të vendosin të përdorin ardhurat nga asetet e ngrira ruse për të blerë armë dhe municione për Ukrainën.

“Këto para së gjithash duhet të përdoren për të blerë armë dhe municione që Ukrains i duhen për të mbrojtur veten,” tha Scholz përpara një samiti të liderëve të BE-së në Bruksel.

Scholz shtoi se ishte optimist për bashkimin e liderëve për këtë temë. Ai më tej shtoi se është i sigurt se do ti dërgojnë një sinjal shumë të qartë Putinit.

“Jam shumë i sigurt se ne po i dërgojmë një sinjal shumë të qartë Putinit. Ai ka bërë një llogaritje të gabuar nëse beson se ne nuk jemi në gjendje të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme. Dhe përdorimi i t ardhurave sht një komponent i vogël por i rëndësishëm”, tha ai.

olaf scholz be rusia asete

Sondazh

Poll