Bota

“Ne mund të falim, nuk do të harrojmë”, Ambasada serbe në Rusi përkujton bombardimet e NATO-s: Po mbrojmë të drejtën tonë për ekzistencë dhe pavarësi

Në këtë event u zbulua një pllakë me mbishkrimin “Ne mund të falim, nuk do të harrojmë” dhe u prezantua libri “NATO para gjykatës së historisë”.

21 Mars 2024, 13:50 Nga M.B
“Ne mund të falim, nuk do të harrojmë”, Ambasada
Bombardimet e NATO-s në Serbi

MOSKA- Ambasada serbe në Rusi ka organizuar një event për të shënuar 25-vjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi Serbinë e cila në atë kohë po kryente masakra mbi popullatën civile shqiptare në Kosovë. Në këtë event u zbulua një pllakë me mbishkrimin “Ne mund të falim, nuk do të harrojmë” dhe u prezantua libri “NATO para gjykatës së historisë”.

Po ashtu në event u mbajt një minut heshtje ndërsa ambasadori serb Momqillo Babiç tha se Serbia pagoi një çmim të lartë për guximin e saj. Ambasadori tha se ata po përpiqen të mbrojnë të drejtën e tyre për ekzistencë dhe pavarësi.

“Ne nuk kërkojmë të pamundurën, jemi një komb i vogël, por krenar. Për shkak të krenarisë sonë humbëm një të tretën e popullsisë sonë në Luftën e Dytë Botërore. Shkencëtarët seriozë e kanë vërtetuar se, po të mos kishim luftuar për liri, tani do të ishim 20 milionë. Ne jemi të rrethuar nga të gjitha anët nga vendet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Ne po përpiqemi të mbrojmë të drejtën tonë për ekzistencë dhe pavarësi dhe të mbrohemi nga çdo lloj konflikti”, tha Babiç.

bombardimet e natos ne serbi

Sondazh

Poll