Bota

Mesazhi i parë pas fitores, Putin: Rusia është një familje që ecën së bashku në rrugën e historisë, faleminderit që respektuat lirinë e votës

Edhe pse pati reagime të shumta për zgjedhet si dhe incidente Putin arriti të fitonte zgjedhjet ndërsa në fjalimin e tij të parë pas zgjedhjeve falenderoi votuesit për pjesamarrjen dhe votimin e tyre.

21 Mars 2024, 13:00 Nga N.F

 

Mesazhi i parë pas fitores, Putin: Rusia është një
Putin

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin u dërgoi një mesazh qytetarëve rusë për fitoren e tij të fundit në zgjedhje të enjten. Edhe pse pati reagime të shumta për zgjedhet si dhe incidente Putin arriti të fitonte zgjedhjet ndërsa në fjalimin e tij të parë pas zgjedhjeve falenderoi votuesit për pjesamarrjen dhe votimin e tyre.

 “Faleminderit për pjesëmarrjen në procesin zgjedhor. Nuk ka rëndësi se për kë keni votuar. Ju keni vërtetuar edhe një herë se respektoni lirinë e zgjedhjes dhe votës dhe zëri i secilit prej jush ka rëndësi”, tha Putin.

Sipas presidentit rus, zgjedhjet treguan se Rusia është një familje që ecën së bashku në rrugën e historisë. Ai me tej shtoi se rusët zgjodhën rrugën që do të marrë Rusia, zgjodhëm të ardhmen.

"Sasia e besimit që më keni treguar rrit përgjegjësinë për Rusinë, për mirëqenien e qytetarëve dhe kërkon angazhim dhe efikasitet edhe më të madh nga unë personalisht dhe nga i gjithë ekipi ynë," shtoi ai.

Sipas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, Vladimir Putin mblodhi një përqindje prej 87.28%, pasi më shumë se 76 milionë qytetarë votuan për të. I dyti ishte Nikolai Kharitonov nga Partia Komuniste, i treti ishte Vladislav Davankov nga partia Populli i Ri dhe i katërti ishte Leonid Slutsky nga Partia Liberal Demokratike.

putin rusi zgjedhje presidenciale

Sondazh

Poll