Bota

Sulm me bombë në një bankë në Afganistan, tre të vdekur dhe rreth 50 të plagosur

Shpërthimi ndodhi në një degë banke ku punonjësit e qeverisë afgane ishin në radhë për të marrë pagat e tyre. Të vdekurit dhe rreth 50 të plagosur janë dërguar në spitalin Mirwais, më i madhi në rajon, tha një mjek nga spitali në kushte anonimiteti.

21 Mars 2024, 13:05 Nga r.ll
Sulm me bombë në një bankë në Afganistan, tre të
foto ilustruese

AFGANISTAN- Të paktën 21 persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës në qytetin jugor afgan, Kandahar, ka thënë një mjek në spitalin rajonal. Qeveria e talebanëve ka lajmëruar se është tre numri i viktimave. 

Sulmi vetëvrasës ndodhi rreth mëngjesit me orën vendase, në një bankë të vendosur në qendër të qytetit. Asnjë grup nuk ka thënë ende se ka kryer sulmin, i cili duket të jetë më i madhi në Afganistan këtë vit. Shpërthimi ndodhi në një degë banke ku punonjësit e qeverisë afgane ishin në radhë për të marrë pagat e tyre. Të vdekurit dhe rreth 50 të plagosur janë dërguar në spitalin Mirwais, më i madhi në rajon, tha një mjek nga spitali në kushte anonimiteti.

Kandahari është selia e pushtetit të talebanëve, baza e komandantit të tyre suprem. Ndërsa situata e përgjithshme e sigurisë në Afganistan është përmirësuar që kur talebanët fituan kontrollin e plotë me tërheqjen e plotë të trupave të huaja në vitin 2021, vazhdojnë të ketë dhjetëra bomba dhe sulme vetëvrasëse në vend çdo vit.

Shumë prej tyre kanë shënjestruar pakicën etnike Hazara të Afganistanit dhe janë pretenduar nga Provinca Khorasan e Shtetit Islamik, ose ISKP, dega rajonale e të ashtuquajturit grupi Shteti Islamik, një rival kryesor i talebanëve.

sulm ne afganistan

Sondazh

Poll