Sport

FIFA/ Hetimet dhe arrestimet në Spanjë, vënë në dyshim Botërorin 2030!...

Kupës së Botës 2030 do të ratifikohet në dhjetor 2024. Dhe “Federata Spanjole do të duhet të japë shpjegime për të siguruar integritet dhe unitet me organet e tjera organizative”,- shkruan “20 Minutos”.

21 Mars 2024, 14:13 Nga DOSJA
FIFA/ Hetimet dhe arrestimet në Spanjë, vënë në dyshim

ZVICER - Ngjarjet e fundit në futbollin spanjol janë parë me dyshim nga FIFA. Botërori 2030, që Spanja, së bashku me Marokun dhe Portugalinë, do të presin pas 6 vitesh është tashmë në rrezik, pas operacionit policor me kontrolle në selinë e Federatës së Futbollit, që janë shoqëruar me 7 arrestime, mes të cilëve edhe drejtues të kësaj federate.

Këtë e raportojnë mediat iberike, pasi kandidatura për organizimin e Kupës së Botës 2030 do të duhet të ratifikohet në dhjetor 2024. Dhe “Federata Spanjole do të duhet të japë shpjegime për të siguruar integritet dhe unitet me organet e tjera organizative”,- shkruan “20 Minutos”.

Ndërkohë, avokati i Luis Rubiales ka siguruar që ish-presidenti i Federatës së Futbollit, aktualisht jashtë vendit në Republikën Domenikane, do të kthehet në Spanjë më 6 prill, për t’u vënë plotësisht në dispozicion të autoritetit gjyqësor, komunikim dërguar gjyqtarit hetues të çështjes së gjykatës Majadahonda (Madrid) të cituar nga agjencia ‘Efe’.

Rubiales është nën hetim për korrupsion të dyshuar, administrim të padrejtë dhe pastrim parash në kontratat e nënshkruara në 5 vitet e fundit në krye të Federatës së Futbollit, duke filluar me ato për transferimin e Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite, të ndërmjetësuara nga ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll