Sport

Manuel Neuer largohet nga ‘Mannschaft’, nuk do ta mbrojë ai portën ndaj Francën!...

I dëmtuar, portieri Manuel Neuer detyrohet të tërhiqet nga dy ndeshjet e ardhshme të Gjermanisë. Marc-André ter Stegen mendohet të zejë vendin e tij në portë kundër ‘Blueve’ më 23 mars në stadiumin “Groupama”.

21 Mars 2024, 09:00 Nga DOSJA

Manuel Neuer largohet nga ‘Mannschaft’, nuk do ta mbrojë ai

GJERMANI - Ndërsa Manuel Neuer e dinte prej disa ditësh, se ai do të ishte numri 1 në mendjen e trajnerit të tij, Julian Nagelsmann, për Euron e luajtur në shtëpi (nga 14 qershori deri më 14 korrik), portieri i Bayern Munichut u dëmtuar këtë të mërkurë në stërvitje.

I munguar në ‘Mannschaft’ që nga aksidenti i tij me ski (thyerja e tibias), që i ndodhi pak pas Kupës së Botës 2022, portieri 37-vjeçar duhet të largohet para kohe nga shokët e tij të kombëtasres. 

Nga kjo mungesë, ai do të humbasë dy ndeshjet e ardhshme të Gjermanisë, kundër Francës (23 mars, në “Groupama Stadium”) dhe Holandës (26 në Frankfurt am Main).

Prandaj Manuel Neuer kthehet në klub më herët se sa pritej dhe i bashkohet të riut Aleksandar Pavlovic, në listën e lojtarëve që duhej të tërhiqeshin nga ky grumbullim. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll