Sport

Pse Barça stërvit me më shumë intensitet, siç pretendon Lewandowski?

Skuadra e Barcelonës luajti 10 ndeshje në muajin janar dhe gjysmën e tyre në muajin shkurt: java me një ndeshje lehtësoi intensifikimin e stërvitjeve.

21 Mars 2024, 11:00 Nga DOSJA

Pse Barça stërvit me më shumë intensitet, siç

SPANJE - Robert Lewandowski ia atribuon një pjesë të përmirësimit të skuadrës së Barçës në ndeshjet e fundit, një ndryshim në stërvitje në javët e fundit. 

Në dy intervista të ndryshme, një në vendin e tij dhe pas ndeshjes kundër Atlético Madridit në “Metropolitano”, sulmuesi polak ka treguar një rritje të intensitetit të stërvitjeve, gjë që, sipas tij, ka qenë ‘çelësi’ për rritjen e raportit të fitoreve në La Liga dhe të arrijë në çerekfinale të Champions League Ligës.

Lewandowski, pasi shënoi një gol kundër Atleticos dhe dha dy asistime, pohoi se "në dy, tre, katër javët e fundit, ne kemi ndryshuar pak stërvitjen tonë, me më shumë intensitet. Edhe fizikisht ndihem shumë mirë.

Edhe shokët e mi të skuadrës. E njëjta gjë. Ne duam të bëjmë një hap përpara. Ky moment është shumë i rëndësishëm. Ne duam jo vetëm të fitojmë, por të luajmë më mirë",- vazhdon Lewandowski, i cili theksoi "cilësinë" dhe "potencialin e madh" që kanë lojtarët e ekipit.

Këto deklarata janë interpretuar si një ndryshim i sjellë nga stafi teknik, i cili kishte kërkuar më shumë trajnime. Mirëpo burimet e klubi kujtojnë se arsyeja është krejt ndryshe. Barça luajti 10 ndeshje në muajin janar, pa kohë për stërvitje fizike, por më tepër për rikuperim. Nga ana tjetër, në muajin shkurt, vetëm pesë u luajtën në javë të pastra.

Barça ishte skuadra që luajti më shumë ndeshje gjatë kësaj periudhe, një më shumë se Real Madridi dhe Atlético, gjashtë më shumë se Bayern Munich dhe gjashtë më shumë se Manchester City, me komplikimin e shtuar, se u përball edhe me shtatë udhëtime.    

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll