Sport

Zbulohen pagat te PSG-ja, hendek i pabesueshëm mes Mbappé dhe të tjerëve...

Pagat e lojtarëve të PSG-së u zbuluan mëngjesin e kësaj të enjte, me boshllëkun e pabesueshëm të hapur nga Kylian Mbappé në dhomat e zhveshjes së skuadrës pariziene.

21 Mars 2024, 11:13 Nga DOSJA
Zbulohen pagat te PSG-ja, hendek i pabesueshëm mes Mbappé dhe

FRANCE - Që nga largimi i yjeve të tjerë të PSG-së, si Lionel Messi, Neymar apo Marco Verratti, Kylian Mbappé është përcaktuar si ylli i padiskutueshëm i klubit kryeqytetas. Dhe kjo materializohet për sa i përket pagave, me një hendek kolosal mes tij dhe lojtarëve të tjerë parizienë.

Në edicionin e sotëm, ‘L'Equipe’ zbulon pagat e lojtarëve të PSG-së, ku Mbappé merr pesë herë më shumë se ndjekësi i tij i parë, Ousmane Dembélé.

Me 6 milionë euro pagë mujore bruto, Mbappé e shtyp konkurrencën, ndërsa për pjesën tjetër të dhomës së zhveshjes, pagat janë mjaft afër.

Dembélé, Marquinhos, Lucas Hernandez dhe Milan Skriniar, kalojnë një milion euro në muaj, ndërsa rekrutët e tjerë të verës, si Marco Asensio, apo Randal Kolo Muani, kanë përfituar paga shumë komode.

“Top 10” pagat mujore bruto të PSG-së:

Kylian Mbappé: 6 milionë

Ousmane Dembélé: 1.12 milionë €

Marquinhos: 1.12 milionë €

Lucas Hernandez: 1.11 milionë €

Milan Skriniar: 1.1 milionë €

Gianluigi Donnarumma: 849,500 €

Marco Asensio: 831,000 €

Randal Kolo Muani: 750.000 €

Achraf Hakimi: 738,600 €

Nordi Mukiele: 700,000 €

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll