Sport

Formula 1/ Ferrari e konfirmon: "Në Australi, planifikojmë të rikthejmë Carlos Sainz!"

Spanjoli do të kthehet në timonin e tij SF-24, pas mungesës së tij në Jeddah për shkak të apendisitit

21 Mars 2024, 10:00 Nga DOSJA

Formula 1/ Ferrari e konfirmon: "Në Australi, planifikojmë

AUSTRALI - Krahas Charles Leclerc, skuderia Ferrari "pret të ketë përsëri Carlos Sainz në makinë" për Çmimin e Madh të Australisë në Formula 1, të planifikuar për këtë fundjavë. 

Këtë e ka bërë të ditur vetë ekipi përmes një komunikate për media. Sainz u detyrua të tërhiqej për shkak të apendisitit në Jeddah, ku u zëvendësua nga piloti 18-vjeçar i akademisë Oliver Bearman, i cili ka performuar shumë mirë, duke arritur menjëherë pikë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll