Sport

Shqetësim te Franca, portieri Mike Maignan ende mungon në stërvitjet e ‘Bluve’...

Për herë të tretë këtë javë, Mike Maignan nuk mori pjesë në seancën kolektive të kombëtares franceze këtë të mërkurë.

21 Mars 2024, 10:30 Nga DOSJA

Shqetësim te Franca, portieri Mike Maignan ende mungon në

FRANCE - Shanset për të parë Mike Maignan kundër Gjermanisë të shtunën, janë duke u zvogëluar.  Tërheqja e tij nuk është konfirmuar ende, por portieri i Milanit edhe një herë nuk mori pjesë në seancën kolektive të kësaj të mërkure në mbrëmje.

Ish-parizieni, i dëmtuar në gju kundër Slavia Pragës (3-1) më 14 mars, në ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Europa League, ndjeu pak dhimbje fundjavën e kaluar. Por është për një arsye tjetër që ai ruhet këto ditë. 

Maignan në fakt ndjen dhimbje të tendinit në gjurin e tij. Mbrëmjen e kësaj të mërkure ai u mjaftua me një vrap të lehtë me trajnerin fizik Cyril Moine. Gjithsesi, vendimi nëse do të marrë pjesë apo jo në miqësoren kundër Gjermanisë të shtunën, do të merret këtë të enjte.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll