Art&Argëtim

Bebe Rexha zbulon pesë gjërat që nuk i dinim për muzikën e saj

Procesi i regjistrimit të këngëve për të ndryshon çdo herë.

21 Mars 2024, 12:58 Nga S.B
Bebe Rexha zbulon pesë gjërat që nuk i dinim për
Bebe Rexha

SHBA- Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha së fundmi ka ndarë pesë gjërat që nuk i dinim më parë për muzikën e saj në prapaskenat e ‘Billboard Women In Music 2024’. Së pari videoja muzikore e preferuar e Bebes që ajo vetë ka xhiruar është "Sacrifice" e cila u frymëzua nga filmi Blade.

Së dyti sa herë që Bebe regjistron këngë, është gjithmonë ndryshe. Procesi i regjistrimit të këngëve për të ndryshon çdo herë. Ajo rrëfen se shumë nga këngët e saj më të suksesshme, kanë filluar vetëm me Beben në piano.

Së treti Bebe zbulon vendin e preferuar ku i pëlqen të performojë dhe është pikërisht Amsterdami dhe Japonia. Ajo thotë se i pëlqen të takohet me fansa nga kudo në botë. Së katërti albumi i saj i parë u quajt “Expectations” në shqip ‘Pritshmëritë’, dhe bazohej në një shprehje që një menaxher i vjetër i kishte thënë dikur.

"Sinqerisht, gjëja më e mirë në jetë është të mos kesh pritshmëri." thotë Bebe.

Së pesti arritja e preferuar e Bebes është hyrja në programin për trajnimin si këngëtare operash në New York. Ajo pranoi se ishte shumë e vështirë të futej në të por fati nuk ishte në anën e saj dhe ditën e provave ajo u sëmur me grip duke humbur mundësinë.

“Kjo është jeta, por ja ku jam në Billboard Women In Music.” përfundoi ajo.

bebe rexha billboard

Sondazh

Poll