Art&Argëtim

Naomi Campbell me një ekspozitë të re, veshjet dhe aksesorët e saj në vëmendjen e publikut

Ekspozita quhet "Naomi: In Fashion" dhe do të zgjasë nga 22 qershori 2024 deri më 6 prill 2025.

20 Mars 2024, 17:08 Nga S.B
Naomi Campbell me një ekspozitë të re, veshjet dhe aksesorët
Naomi Campbell

BRITANI E MADHE- Muzeu Victoria & Albert në Britani do të ekspozojë veshjet personale të supermodeles Naomi Campbell, në mënyrë që publiku të mund të përjetojë veshjet dhe aksesorët e saj. Ekspozita quhet "Naomi: In Fashion" dhe do të zgjasë nga 22 qershori 2024 deri më 6 prill 2025.

Pjesë unike nga stilistë si Alexander McQueen, Azzedine Alaïa, BOSS, Burberry, Chanel, Dolce & Gabbana, Versace, Jean Paul Gaultier , John Galliano, Karl Lagerfeld, Kenneth Ize, Torishéju Dumi, Valentino, Virgil Abloh, Vivienne Westwood, Yves Saint Laurent dhe shumë të tjerë do të zënë vendin e tyre në muze dhe padyshim do të tërheqin vëmendjen e publikut.

Naomi tha në një konferencë për shtyp se ndihej e presionuar pasi të gjithë presin një performancë të madhe nga ajo. Tristram Hunt, drejtori i muzeut, tha se ekspozita sjell përpara zërin dhe perspektivën e një prej figurave më të rëndësishme të kulturës popullore.

Naomi Campbell me një ekspozitë të re, veshjet dhe aksesorët
Naomi Campbell

Vetë ajo, në fjalimin e saj zyrtar të mbajtur në Londër, tha me emocion se kjo ekspozitë është një homazh për të gjithë ata që kanë qenë të mirë me të. Vizitorët do të jenë gjithashtu në gjendje të shijojnë një koleksion fotografish të modës të kuruara nga Edward Enninful, një mik i ngushtë i Naomit me përvojë të gjerë në gazetari dhe modë, dhe të mësojnë për aktivizmin e saj dhe mbështetjen e vazhdueshme për projektet kreative në zhvillim.

naomi campbell muzeu britanik

Sondazh

Poll