Art&Argëtim

Sidney Sweeney ''heq dorë'' nga veshjet zbuluese, kthehet në murgeshë

Pas komedisë romantike “Anyone but You” në të cilën ajo ishte protagoniste, Sweeney lë mënjanë për pak pamjet zbuluese dhe tani bëhet më “serioze”.

21 Mars 2024, 11:00 Nga S.B
Sidney Sweeney ''heq dorë'' nga veshjet zbuluese,
Sidney Sweeney

SHBA- Aktorja e njohur Sidney Sweeney është një nga fytyrat që po mbizotëron gjithnjë e më shumë Hollywood-in së fundmi. Si pjesëmarrja e saj në produksione të mëdha si "Euphoria", ashtu edhe paraqitjet e saj seksi në tapetin e kuq, e kanë bërë 26-vjeçaren trend kudo.

Pas komedisë romantike “Anyone but You” në të cilën ajo ishte protagoniste, Sweeney lë mënjanë për pak pamjet zbuluese dhe tani bëhet më “serioze”. Në filmin e ri horror "Immaculate", aktorja luan Cecilia, një murgeshë e re, e përkushtuar me të gjitha forcat ndaj besimit të saj.

Ajo pranon një pozicion të ri në një manastir në fshatin italian. Por së shpejti ajo do të kuptojë se shtëpia e saj e re fsheh sekrete të errëta dhe të frikshme. Jo shumë kohë përpara se të vishej si murgeshë, Sweeney u bë virale me fustanin e saj të kuq zbulues në People's Choice Awards. Aktorja bëri një nga paraqitjet më seksi në tapetin e kuq.

sidney sweeney immaculate

Sondazh

Poll