Art&Argëtim

Shakira shfaqet në shoqërinë e aktorit të njohur, fotografitë trazojnë rrjetin

Këngëtarja kolumbiane ka bërë një postim ku shihet duke shijuar momente sensuale me Lucien Leon Laviscount, aktorin që e njohëm përmes rolit të “Alfie” në “Emily in Paris”.

21 Mars 2024, 11:12 Nga S.B
Shakira shfaqet në shoqërinë e aktorit të njohur,
Shakira dhe Lucien

SHBA- Një seri e re fotosh ka nisur të bëjë xhiron e rrjetit në mediat spanjolle dhe jo vetëm, duke ndezur thashethemet për një dashuri të re për këngëtaren Shakira pas ndarjes nga Gerard Pique. Këngëtarja kolumbiane ka bërë një postim ku shihet duke shijuar momente sensuale me Lucien Leon Laviscount, aktorin që e njohëm përmes rolit të “Alfie” në “Emily in Paris”.

Imazhet janë në fakt nga videoklipi i këngës së saj të re ‘Puntería’, një bashkëpunim me reperen Cardi B, përpara publikimit të albumit të saj të ri, ‘Monotonia’. Duke folur për ‘The Times’ në një intervistë të mëparshme, Shakira pretendoi se e kishte vënë karrierën e saj në plan të dytë për të mbështetur Piqué.

"Për një kohë të gjatë e vendosa karrierën në plan të dytë për të qenë në krah të Gerardit në mënyrë që ai të mund të luante futboll. Ka pasur shumë sakrifica për dashurinë”. tha ylli kolumbian.

Këngëtarja e "Hips Don't Lie" dhe futbollisti spanjoll u takuan për herë të parë në vitin 2010 gjatë xhirimit të videoklipit për këngën e saj "Waka Waka”. Ata konfirmuan lidhjen e tyre pak më vonë, duke mirëpritur djalin e tyre të parë në 2013. Shakira dhe Piqué u ndanë pas 12 vitesh në qershor 2022.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shakira (@shakira)

shakira pique

Sondazh

Poll