Art&Argëtim

Bella Hadid zemëron fansat, poza e re mbi kalë për kopertinën e Vogue merr kritika të shumta

Që në orët e para kur u publikuan pamjet e Hadidit duke ‘shkelur’ mbi shpinën e kalit, fansat e vunë në shënjestër.

20 Mars 2024, 16:48 Nga S.B
Bella Hadid zemëron fansat, poza e re mbi kalë për
Bella Hadid

SHBA- Modelja e njohur Bella Hadid mblodhi një seri komentesh negative, me rastin e një seti fotografik që bëri për një revistë mode. Supermodelja kishte hipur mbi një kalë për foton e kopertinës së Vogue. Që në orët e para kur u publikuan pamjet e Hadidit duke ‘shkelur’ mbi shpinën e kalit, fansat e vunë në shënjestër.

E veshur me një fustan të gjatë dhe me grim të lehtë, Bella Hadid pozon teksa ekuilibron peshën e trupit mbi kalë. Rezultati nuk i ka pëlqyer kafshëdashësve që kanë parë foton, ndërsa nuk janë të paktë ata që e kanë komentuar si një nga kopertinat më të pahijshme të revistës së modës, kryesisht sepse kalit nuk i duket as fytyra dhe as këmbët e pasme.

Bella Hadid zemëron fansat, poza e re mbi kalë për
Bella Hadid

Megjithatë, në intervistën e saj për revistën, Hadid theksoi dashurinë e saj për kuajt: Përgjegjësia, kujdesi, dashuria dhe respekti që kam për kuajt vjen nga rritja me ta. Lidhja me këto kafshë është e pakrahasueshme me asnjë marrëdhënie njerëzore. Ata më dhanë besim, më mësuan besnikërinë dhe më rritën, më donin dhe u kujdesën për mua në mënyra që njerëzit ndonjëherë nuk mundeshin.

Si në postimin nga profili i revistës, ashtu edhe në rrjetet sociale të Hadid, ku ajo postoi një foto në prapaskenë mbi kalë, shumica e njerëzve ndiheshin keq për kafshën. Nuk kanë munguar komentet më agresive, ku disa kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj modeles.

Në të vërtetë, Bella Hadid e ka shprehur shumë herë dobësinë e saj për kuajt dhe kalërimin, pasi shumica e fotove që ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram kanë të bëjnë me hobin e veçantë.

bella hadid vogue

Sondazh

Poll