Sport

Vdekja e partnerit, tenistja Sabalenka thyen heshtjen: "Edhe pse nuk jemi më bashkë, zemra ime është thyer"...

Tenistja bjelloruse komenton vdekjen e ish-të dashurit të saj me një Instagram Stories

21 Mars 2024, 08:00 Nga DOSJA

Vdekja e partnerit, tenistja Sabalenka thyen heshtjen: "Edhe pse nuk jemi

SHBA - Aryna Sabalenka thyen heshtjen dhe me një Instagram Stories dhe komenton vdekjen e Konstantin Koltsov, i cili sipas policisë së Majamit u vetëvra duke u hedhur nga kati i 23-të i hotelit ku po qëndronte. 

Duke kërkuar privatësi dhe diskrecion, tenistja bjelloruse rrëfen se historia e saj e dashurisë me ish-hokejtarin e akullit që filloi në vitin 2021, kishte përfunduar. 

"Vdekja e Konstantinit është një tragjedi e paimagjinueshme,- shkruan tenistja numër 2 në botë, - dhe, edhe pse nuk ishim më bashkë, zemra ime është thyer. Ju lutem respektoni privatësinë time dhe të familjes së tij në këtë kohë të vështirë".

Vdekja e partnerit, tenistja Sabalenka thyen heshtjen: "Edhe pse nuk jemi

Disa orë më parë, ish-bashkëshortja e Koltsov-it kishte dhënë një intervistë për një media bjelloruse, në të cilën kishte thënë se ishte e sigurt se ish-bashkëshorti i saj nuk kishte kryer vetëvrasje dhe se ai kishte rënë nga ballkoni sepse ishte shumë i dehur.

Postimi i Sabalenkës

Vdekja e partnerit, tenistja Sabalenka thyen heshtjen: "Edhe pse nuk jemi

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll