Sport

Kuqezinjtë U19 fitojnë ndaj Maltës në transfertë!

Sfida që u zhvillua mbrëmjen e sotme prej orës 19:30 në stadiumin “Centenary Stadium” u vendos nga goli i Denis Prendit në minutën e 49-të të pjesës së dytë.

20 Mars 2024, 21:50 Nga DOSJA

Kuqezinjtë U19 fitojnë ndaj Maltës në transfertë!

MALTE - Shqipëria U-19 fitoi miqësoren e parë ndaj Maltës U-19 me rezultatin minimal 1-0. Sfida që u zhvillua mbrëmjen e sotme prej orës 19:30 në stadiumin “Centenary Stadium” u vendos nga goli i Denis Prendit në minutën e 49-të të pjesës së dytë.

Trajneri Bledi Shkëmbi e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Maltës U-19: Amarildo Dervishi (GK), Kleo Shpuza, Denis Prendi, Fabjan Perndreca, Eltion Misini, Kledi Marinaj, Jordi Jaku (C), Ergis Arifi, Ron Hasani, Brayan Gjyla, Olsi Myrta.

Kuqezinjtë U19 fitojnë ndaj Maltës në transfertë!

Pjesa e parë e takimit përfundoi në barazim 0-0, ndërsa fraksioni i dytë nisi më mirë për kuqezinjtë. Denis Prendi zhbllokoi takimin në minutën e 49-të. Ron Hasani harkoi saktë drejt zonës dhe Prendi e dërgoi topin në rrjetë.

Deri në fund asgjë nuk ndryshoi në rezultat dhe Shqipëria U-19 triumfoi ndaj Maltës U-19. Më datë 22 mars Kombëtarja U-19 do të zhvillojë edhe miqësoren e dytë ndaj Maltës U-19, në stadiumin “Centenary Stadium” në ora 19:30.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll