20 Mars 2024, 21:12
Nga r.ll
kontrolle ne fushe kruje
FUSHË KRUJË- Fushë-Kruja dhe rrethinat e qytetit janë blinduar nga forcat e policisë që nga vrasja e Gentjan Bejtjas, disa ditë më parë. Mësohet se postblloqe policie të mbështetura nga forcat speciale janë vendosur në akset rrugore që përshkojnë qytetin duke kryer kontrolle, madje në qarkullim janë edhe disa grupe të lëvizshme të forcave Shqiponja dhe FNSH. Këto të fundit raportohet se janë caktuar të patrullojnë të gjitha rrugët dytësore dhe rurale duke kryer kontrolle të befasishme në mjetet e cilësuara si të dyshimta.
Ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja u vra më 15 mars në oborrin e shtëpisë përmes një atentati të mirëorganizuar në Larushkë të Fushë Krujës. Bejtja u kishte shpëtuar tri atentateve, por i katërti ishte fatal për të. Teksa ndodhej në oborrin e banesës duke punuar në serrë, persona të maskuar e qëlluan me breshëri plumbash. Pas ngjarjes, u shoqëruan në polici disa persona me precedentë kriminalë në zonë. Në vendngjarje u gjetën rreth 50 gëzhoja kallashnikovi që dyshohet të jenë qëlluar nga 2 armë të ndryshme, ndërsa makina “Land Rover” dhe targat e saj, rezultojnë të jenë vjedhur në Shkodër në gusht të 2023-it.
Për këtë ngjarje, policia ka arrestuar ditën e sotme shtetatin me identitet të trefishtë Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari, i dyshuar si një ri nga autorët e vrasjes së Bejtjat. Po ashtu është arrestua edhe shtetasi Edison Haxhiu, i cili ka kryer rolin e shoferit të makinës që u përdor në këtë atentat.
gentjan bejtja fushe kruje
Aktualitet
20 Mars 2024, 21:08
r.ll
gentjan bejtja
TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala në News 24, trajtoi mbrëmjen e sotme atentatin ...
Aktualitet
20 Mars 2024, 20:52
r.ll
jared kushner
SHBA- Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit Donald Trump dhe një figurë e shquar në politikën amerikane, ka vendo...
Aktualitet
20 Mars 2024, 20:36
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria renditet si vendi i fundit në rajon përsa i takon lumturisë. Sipas një raporti të OKB-...
Aktualitet
20 Mars 2024, 19:35
r.ll
juli ristani
TIRANË- Për shkak të mungesës së pajustifikuar të paditëses, një proces gjyqësor për shpifj...
Aktualitet
20 Mars 2024, 19:22
r.ll
todd robinson
TIRANË- Ndihmës Sekretari amerikan, Todd Robinson kreu vizitë dy ditore në Tiranë, ku zhvilloi takime edhe me krer&e...
Aktualitet
20 Mars 2024, 19:08
E. D
Të arrestuarit
ITALI- Tre shqiptarë janë arrestuar për vjedhje në disa banesa në Austri. Ata plaçkitën shtë...
Aktualitet
20 Mars 2024, 18:14
r.ll
ibrahim lici
TURQI- Autori i dyshuar i vrasjes së Endrit Mustafës, Ibrahim Lici, i arrestuar në 13 shkurt në Turqi raportohet se ka pa...
Aktualitet
20 Mars 2024, 17:32
r.ll
foto ilustruese
LEZHË- Një 17-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi i ka vjedhur llogarinë në rrjetin sociale...
Aktualitet
20 Mars 2024, 17:23
r.ll
armando meshau, rei meta
TIRANË- Rei Meta, personi që grushtoi për vdekje Armando Meshaun, është dënuar ditën e sotme me...
Aktualitet
20 Mars 2024, 15:46
r.ll
foto nga aksidenti
TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur pak më herët në zonën e maternitetit të ri në Tiranë...