Aktualitet

Grushtoi për vdekje 55-vjeçarin në Vlorë, dënohet me 3 vjet burg Rei Meta

Të pranishëm në sallën e gjyqit kanë qenë avokatët e Rei Metës dhe babai i autorit.

20 Mars 2024, 17:23 Nga r.ll
Grushtoi për vdekje 55-vjeçarin në Vlorë, dënohet me
armando meshau, rei meta

TIRANË- Rei Meta, personi që grushtoi për vdekje Armando Meshaun, është dënuar ditën e sotme me 3 vite burg. Ai akuzohet për veprën penale ” vrasje nga pakujdesia”.

Prokurori kërkoi 3 vjet e 6 muaj, ndërsa gjykatësja e dënoi me 3 vite. Të pranishëm në sallën e gjyqit kanë qenë avokatët e Rei Metës dhe babai i autorit.

Ngjarja ndodhi më 7 gusht në një kancelari pranë Gjykatës së Vlorës, ku viktima dhe 33-vjeçari, të cilët kishin konflikte pronësie, kishin shkuar të printonin disa dokumente. Fillimisht viktima, Armando Meshau dhe Rei Meta kanë debatur me fjalë dhe më pas ka vijuar sherri me grushte.

rei meta armando meshau

Sondazh

Poll