Aktualitet

I vodhi 16-vjeçares llogarinë në rrjete sociale për ta shantazhonte që të kryente marrëdhënie me të, vihet në pranga i mituri në Lezhë

Veprimet procedurale me të për këtë rast, vijojnë të kryhen në prezencë të familjarëve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.

20 Mars 2024, 17:32 Nga r.ll
I vodhi 16-vjeçares llogarinë në rrjete sociale për ta
foto ilustruese

LEZHË- Një 17-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi i ka vjedhur llogarinë në rrjetin sociale "Snapchat" një 16-vjeçareje. Sipas policisë ai kishte si që llim ta shantazhonte me foto intime në këmbim të kryerjes së marrëdhënieve seksuale. 

Veprimet procedurale me të për këtë rast, vijojnë të kryhen në prezencë të familjarëve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.

NJOFTIMI I POLICISË:

I vodhi llogarinë në Snapchat, një 16-vjeçareje, për ta shantazhuar, si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari.

Menjëherë pas njoftimit se një e mitur shantazhohej nëpërmjet një llogarie të vjedhur, në rrjetin social Snapchat, se do t’i publikoheshin foto personale, nëse nuk kryente marrëdhënie seksuale me shtetasin që e shantazhonte, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë organizuan punën për vënien në pranga të autorit.

Si rezultat, u bënë të mundura kapja dhe arrestimi i një shtetasi 17 vjeç, banues në Lezhë. Veprimet procedurale me të për këtë rast, vijojnë të kryhen në prezencë të familjarëve, mbrojtësit ligjor dhe psikologut.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

lezhe snapchat

Sondazh

Poll