Aktualitet

Raporti i OKB-së për vendet më të lumtura: Shqipëria e fundit në rajon dhe e 87-ta në gjithë botën

Kosova renditet në vendin e 27-të duke qenë vendi më i lumtur në Ballkanin Perëndimor, me Serbinë që renditet në vendin e 37-të, Bosnje Hercegovina në vendin e 65-të, Mali i Zi në të 76-tin dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 84-ët.

20 Mars 2024, 20:36 Nga r.ll
Raporti i OKB-së për vendet më të lumtura: Shqipëria e
foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria renditet si vendi i fundit në rajon përsa i takon lumturisë. Sipas një raporti të OKB-së, Shqipëria renditet në vendin e 87-të në Botë dhe e fundit e vendeve të rajonit.

Kosova renditet në vendin e 27-të duke qenë vendi më i lumtur në Ballkanin Perëndimor, me Serbinë që renditet në vendin e 37-të, Bosnje Hercegovina në vendin e 65-të, Mali i Zi në të 76-tin dhe Maqedonia e Veriut në vendin e 84-ët.

Ndërkohë listën totale e kryeson Finlanda, ndërsa vendet nordike kryesojnë dhjetë vendet e para, me Danimarkën, Islandën dhe Suedinë pas Finlandës. E teta në vitin 2023, Zvicra bie në vendin e nëntë, duke parë rënien e indeksit të lumturisë, duke shkuar nga 7,240 në 7,060 në një vit.

Në anën tjetër të renditjes, Afganistani, në kontrollin e një katastrofe humanitare që nga kthimi i talebanëve në pushtet në vitin 2020, zë vendin e fundit nga 143 vendet. Shtetet e tjera nordike janë të gjitha në krye të kësaj renditjeje, me Danimarkën (2, 7,583), Islandën (3, 7,525) dhe Suedinë (e katërta, 7,344). SHBA renditet në vendin e 24, Gjermania në vendin e 25 dhe Franca në vendin e 27.

 

 

 

 

raporti i okb per lumturine shqiperi

Sondazh

Poll