Aktualitet

Grabitën sende me vlera marramendëse, arrestohen tre shqiptarë në Austri

Ata kanë hapur me forcë dritaret dhe dyert dhe më pas kanë vjedhur para të gatshme dhe bizhuteri me vlerë rreth 200 mijë euro. 

20 Mars 2024, 19:08 Nga E. D
Grabitën sende me vlera marramendëse, arrestohen tre shqiptarë
Të arrestuarit

ITALI- Tre shqiptarë janë arrestuar për vjedhje në disa banesa në Austri. Ata plaçkitën shtëpi në qytete si Styria, Salzburg dhe Burgenland. Tre shqiptarë të moshave 32, 36 dhe 49 vjeç kanë rrëfyer se kanë kryer gjithsej 20 vjedhje në ndërtesa banimi nga data 20 maj 2021 deri më 3 qershor 2021. Ata kanë hapur me forcë dritaret dhe dyert dhe më pas kanë vjedhur para të gatshme dhe bizhuteri me vlerë rreth 200 mijë euro. 

I dyshuari 32-vjeçar, i cili ishte ende i arratisur, u arrestua në Spanjë më 5 shkurt 2024 në bazë të urdhrit evropian të arrestit të lëshuar nga prokuroria publike e Gracit. I akuzuari u ekstradua nga Spanja në Austri më 19 mars 2024 dhe u arrestua në aeroportin Schwechat të Vjenës. I akuzuari është marrë në pyetje dhe ka pranuar plotësisht përfshirjen e tij në krime. Prokurori publik i Korneuburgut urdhëroi që i akuzuari të dërgohej në burgun e Korneuburgut. Ndërsa dy të dyshuar e tjerë 36 dhe 49 vjeç janë ekstraduar në Austri në vitin 2022 pas arrestimit të tyre. Që atëherë ata janë dënuar me disa vite burg nga Gjykata Rajonale e Grazit.

3 shqiptar të arrestuar

Sondazh

Poll