20 Mars 2024, 19:35
Nga r.ll
juli ristani
TIRANË- Për shkak të mungesës së pajustifikuar të paditëses, një proces gjyqësor për shpifje kundër gazetares Juli Ristani u mbyll me vendim pushimi nga gjyqtari Dritan Caka të mërkurën më 20 mars 2024, afërsisht katër vjet pas nisjes së procesit në vitin 2020.
Belioza Çoku, e cila në kohën kur ngriti padinë ishte Drejtoreshë Kabineti në Ministrinë e Mbrojtjes, pati kërkuar një dëmshpërblim prej 5 milionë lekësh plus kamatëvonesa dhe përgënjeshtrim, nga Ristani dhe dy media online që kishin publikuar shkrimin e saj.
Investigimi i Ristanit nisi pasi prindërit e një nxënësi që garoi për një bursë studimi në shkollë ushtarake mjekësore në Greqi, kontaktuan gazetaren për t'i vënë në dispozicion dokumente që tregonin se si procesi i vlerësimit të konkurrentëve ishte manipuluar si dhe për t'u ankuar për atë që e shikonin si presion përmes telefonatave nga zonja Çoku.
Në aktpadi, Çoku pretendoi se informacioni i publikuar ishte i pavërtetë dhe se telefonatat e saj me prindërit që ankoheshin ishin sqaruese dhe jo shantazhuese.
Prindërit u paraqitën në Gjykatën e Tiranës të mërkurën më 20 mars me synimin për të dëshmuar në seancë në gjyqin për shpifje ndaj Ristanit. Dëshmia e tyre nuk u regjistrua dot nga gjykata për shkak se seanca e caktuar nuk u zhvillua në mungesë të palës paditëse. Jashtë seance, prindërit i thanë BIRN se studimet e djalit kishin vajtur më së miri dhe se ai ishte aktualisht duke ndjekur studimet pasuniversitare, një tregues ky i zvarritjes së stërgjatë të procesit gjyqësor kundër Ristanit, një proces të cilin Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e pati gjykuar si të pabazë dhe “akt intimidues” ndaj gazetares.
Gazetarët përballen herë pas here me padi dukshëm të pabazuara për shpifje, të cilat, besohet se synojnë t'i frikësojnë apo t'i lodhin me ecejake nëpër dyert e gjykatave, pavarësisht se shanset për sukses gjyqësor janë të pakta. Të njohura si SLAPP, këto lloj padish synojnë të shtyjnë gazetarët drejt vetëcensurës në raportimin e çështjeve sensitive.
Parlamenti Evropian miratoi së fundmi një kuadër rregullash që synon të ndihmojë vendet anëtare apo kandidate që të mbrojnë gazetarët nga padi të tilla.
Ristani u shpreh e lumtur që ecejaket e saj katërvjeçare për në Gjykatën e Tiranës morën fund, duke e konsideruar detyrimin për t'u paraqitur në seanca si një bezdisje që shpenzon kohë dhe tërheq vëmendjen nga çështje të rëndësishme.
Çështja e saj u mbështet në gjykatë nga avokatët Dorian Matlija dhe Irena Dule, të cilët punuan pro bono./BIRN
juli ristani
Aktualitet
20 Mars 2024, 19:22
r.ll
todd robinson
TIRANË- Ndihmës Sekretari amerikan, Todd Robinson kreu vizitë dy ditore në Tiranë, ku zhvilloi takime edhe me krer&e...
Aktualitet
20 Mars 2024, 19:08
E. D
Të arrestuarit
ITALI- Tre shqiptarë janë arrestuar për vjedhje në disa banesa në Austri. Ata plaçkitën shtë...
Aktualitet
20 Mars 2024, 18:14
r.ll
ibrahim lici
TURQI- Autori i dyshuar i vrasjes së Endrit Mustafës, Ibrahim Lici, i arrestuar në 13 shkurt në Turqi raportohet se ka pa...
Aktualitet
20 Mars 2024, 17:32
r.ll
foto ilustruese
LEZHË- Një 17-vjeçar është arrestuar në Lezhë pasi i ka vjedhur llogarinë në rrjetin sociale...
Aktualitet
20 Mars 2024, 17:23
r.ll
armando meshau, rei meta
TIRANË- Rei Meta, personi që grushtoi për vdekje Armando Meshaun, është dënuar ditën e sotme me...
Aktualitet
20 Mars 2024, 15:46
r.ll
foto nga aksidenti
TIRANË- Një aksident rrugor ka ndodhur pak më herët në zonën e maternitetit të ri në Tiranë...
Aktualitet
20 Mars 2024, 15:13
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme të zgjasë pjesëmarrjen e Forcave të...
Aktualitet
20 Mars 2024, 15:04
S.B
foto ilustruese
MALIQ- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Korçë-Maliq rreth orës 13:50. Mësohet...
Aktualitet
20 Mars 2024, 14:28
N.F
Pamje nga ekstradimi
RINAS- Një 68-vjeçar është ekstraduar nga Gjermania në vendin tonë pasi ishte i shpallur në k&eum...
Aktualitet
20 Mars 2024, 14:12
N.F
Egzon Lusha
ANGLI- Një shqiptar është vënë në prnaga nga autoritet angleze pasi u kap brenda një shtëpie bari n&eum...