Aktualitet

Aksident në aksin Korçë-Maliq, mbeten të lënduar dy pasagjerë dhe njëri nga drejtuesit

Të lënduarit janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

20 Mars 2024, 15:04 Nga S.B
Aksident në aksin Korçë-Maliq, mbeten të lënduar dy
foto ilustruese

MALIQ- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën Korçë-Maliq rreth orës 13:50. Mësohet se janë përplasur dy automjete me njëri-tjetrin me pasojë lëndimin e dy pasagjerëve dhe njërit prej shoferëve. Të lënduarit janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.03.2024, rreth orës 13:50, në aksin rrugor "Korçë-Maliq", në afërsi të fshatit Vloçisht, automjeti tip "Dacia" me drejtues shtetasin E. Ç., është përplasur me automjetin tip "Chevrolet" me drejtues shtetasin E. Ç. Për pasojë kanë marrë lëndime dy pasagjerët dhe drejtuesi i automjetit tip "Chevrolet", të cilët u dërguan për mjekim në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

 

maliq aksident

Sondazh

Poll