Art&Argëtim

4.6 milionë shikime në javën e parë, 'Taylor Swift: The Eras Tour' bëhet filmi muzikor më i ndjekur i Disney+

‘Taylor Swift: The Eras Tour’ ka kaluar "This Is It" të Michael Jackson si filmi me fitimet më të larta.

20 Mars 2024, 11:06 Nga S.B

 

4.6 milionë shikime në javën e parë, 'Taylor Swift: The
Taylor Swift

 

SHBA- Një vit në turneun e saj më epik botëror, këngëtarja Taylor Swift po vazhdon të thyejë rekorde. Pasi fituesja e çmimit Grammy, shfaqi premierën e dokumentarit të saj ‘Taylor Swift: The Eras Tour’ në tetor, debutimi i fundjavës së kaluar në Disney+ e ka bërë atë filmin muzikor nr. 1 të transmetuesit.

Sipas Deadline, filmi i koncertit 3.5 orësh ka grumbulluar 4.6 milionë shikime që kur filloi transmetimi të enjten. Swift filloi turneun Eras më 17 mars 2023 në Glendale, Kaliforni, me 152 shfaqje të planifikuara në pesë kontinente deri në fund të 2024.

Duke shërbyer si një retrospektivë e karrierës së saj, shfaqja me 10 akte përmban 44 këngë nga diskografia e saj e gjerë. Versioni Disney+ i filmit të koncertit përmban performancat e disa prej këngëve më të reja të Swift.

 

4.6 milionë shikime në javën e parë, 'Taylor Swift: The
Taylor Swift

 

Fansat mund të shijojnë gjithashtu versionet akustike të "Maroon", "Death by a Thousand Cuts", "You Are in Love" dhe "I Can See You". ‘Taylor Swift: The Eras Tour’ ka kaluar "This Is It" të Michael Jackson si filmi me fitimet më të larta. Për më tepër, turneu u bë i pari ndonjëherë që tejkaloi shifrën e 1 miliard dollarëve vitin e kaluar.

taylor swift eras tour disney plus

Sondazh

Poll