Art&Argëtim

A është filmi "The idea of you" e bazuar në historinë e Harry Styles? Anne Hathaway zbulon të vërtetën

Aktori kryesor që luan krah Anne adresoi gjithashtu spekulimet.

20 Mars 2024, 12:14 Nga S.B
A është filmi "The idea of you" e bazuar në
Anne, Nicholas dhe Harry

SHBA- Aktorja e njohur Anne Hathaway e cila do të vijë së shpejti me një film të ri, ka vendosur të tregojë në lidhje me frymëzimin pas filmit ‘The Idea of You’. Ndërsa ka pasur spekulime se filmi bazohet në historinë e këngëtarit Harry Styles, fituesja e Oscar këmbënguli se nuk është kështu.

"Jo!" tha Anne. "Të gjithë duhet të qetësohen. Më fal, ndoshta nuk duhet të jem aq impulsive për këtë. Thjesht mendoj se jo."

Në ‘The Idea of You’, bazuar në librin e Robinne Lee me të njëjtin emër, Anne luan personazhin e një pronareje galerie arti 40-vjeçare të quajtur Solène, e cila krijon një romancë me personazhin e Nicholas, Hayes Campbell, këngëtarin 24-vjeçar. Aktori kryesor që luan krah Anne adresoi gjithashtu spekulimet.

"Është qesharake," vuri në dukje Nicholas. "Ne jemi përpjekur të distancohemi nga kjo, dhe unë mendoj se Hayes është një personazh kaq i mrekullueshëm në vetvete.”

Kur bëhet fjalë për Solène, Anne tha se duhej t'i jepte rolit gjithçka. Dhe në fund të fundit, ajo ka shumë dashuri për karakterin e saj. The Idea of You shfaqet premierë në Prime Video më 2 maj.

Nuk është bërë ende e qartë nëse filmi "Idea of You" ka të bëjë me Harry Styles por autorja Robinne Lee ka pranuar se ai ka dhënë të paktën një frymëzim për personazhin e Hayes.

anne hathaway the idea of you harry styles

Sondazh

Poll