Art&Argëtim

Megan Fox i thotë të gjitha, zbulon se cilat ndërhyrje kirurgjikale ka bërë dhe cilat ka në plan t'i bëjë së shpejti

Ajo vazhdoi duke hedhur poshtë thashethemet se kishte hequr dhjamin bukal, (hollimin e faqeve).

20 Mars 2024, 13:36 Nga S.B
Megan Fox i thotë të gjitha, zbulon se cilat ndërhyrje
Megan Fox

SHBA- Aktorja e njohur Megan Fox më në fund vendosi ti japi fund spekulimeve në lidhje me procedurat e ndryshme të kirurgjisë plastike që ajo ka bërë ose jo. Për vite me radhë, ylli i ‘Transformers’, ka habitur fansat me pamjen e saj gjithnjë në ndryshim, por ka heshtur mes aludimeve të vazhdueshme.

Nëna e tre fëmijëve ka shpjeguar se cilave procedurave kozmetike i është nënshtruar. Megan fillimisht hodhi poshtë thashethemet për heqjen e dhjamit, duke thënë se është shumë e dobët dhe se nuk ka patur kurrë nevojë të kryejë një procedurë të tillë.

Duke folur për podcastin ‘Call Her Daddy’, ajo zbuloi ndryshimet që kishte bërë në fytyrën e saj duke bërë filler dhe botox, por mohoi ngritjen e fytyrës. Ajo vazhdoi duke hedhur poshtë thashethemet se kishte hequr dhjamin bukal, (hollimin e faqeve).

Megan Fox i thotë të gjitha, zbulon se cilat ndërhyrje
Megan Fox

Duke folur për gjoksin e saj të bollshëm ajo tha: Gjoksin e kam bërë që në moshën 20 ose 21 vjeçare pasi gjithmonë i kam dashur të mëdhaja.

Megan zbuloi se ajo gjithashtu dëshiron të pasme më të mëdha dhe po e mendon si ndërhyrjen e rradhës. Megan ka pranuar gjithashtu se është shumë e ‘pasigurtë’ për mënyrën se si duket.

megan fox nderhyrje kirurgjikale

Sondazh

Poll