Art&Argëtim

Sozia e Kate Middleton sqaron teoritë konspirative, i del në mbrojtje princeshës së Uellsit

Ajo personalisht mendon se Kate është mirë dhe thjesht po rikuperohet nga operacioni abdominal.

20 Mars 2024, 11:21 Nga S.B
Sozia e Kate Middleton sqaron teoritë konspirative, i del në mbrojtje
Kate dhe Heidi

BRITANI E MADHE- Një nga sozitë më të njohura të Kate Middleton në Mbretërinë e Bashkuar po u drejtohet teoricienëve të konspiracionit që mendojnë se ajo është gruaja në videon e re të Princit William dhe gruas së tij. Heidi Agan thotë se ajo ishte duke punuar në zyrën qendrore të një shkolle kërcimi në Northamptonshire të shtunën, e cila është rreth 128 km larg nga Windsor Farm Shop.

Edhe pse nuk është domosdoshmërisht për t'u habitur, teoricienët e konspiracionit po pyesin nëse ajo ishte e përfshirë për shkak të ngjashmërisë që kanë. Sa i përket asaj se si ndihet ajo për teoritë e konspiracionit, Heidi mendon se spekulimet kanë shkuar pak përtej limiteve dhe ka simpati për Dukeshën e Uellsit.

Ajo personalisht mendon se Kate është mirë dhe thjesht po rikuperohet nga operacioni abdominal. Ndërsa Kate është një figurë publike, Heidi beson se familja mbretërore ka të drejtë për privatësinë e saj kur bëhet fjalë për të dhënat e saj mjekësore dhe u kujton fansave se Princesha nuk është pronë publike.

Heidi thotë se është Kate e vërtetë në videon e fundit dhe kjo vjen nga dikush që bën jetesën duke portretizuar princeshën.

kate middleton heidi agan

Sondazh

Poll